Gjeniu 9-vjeçar i shkollës së Elbasanit do të bëhet austronaut
Nëntëvjeçari Egli Malësia është një shembull motivues për të gjithë moshatarët e tij. Ai studjon në klasën e tretë në shkollën pedagogjike të Elbasanit me rezultate të shkëlqyera.
Egli është diagnostikuar me autizëm kur ishte 1 vjeç e gjysmë, por shtatë vjet përkujdesjeje të vazhdueshme nga nëna dhe psikologët e qendrës së autizmit, kanë sjellë rezultate mbresëlënëse.
Nëna 9 vjeçarit ka një mesah të fortë për të gjitha nënat dhe babalarët që kanë fëmijë të tillë: “Mos hiqni dorë nga fëmijët tuaj autikë.” Ajo nuk hoqi dorë dhe ia doli mbanë, pasi sot Egli mendon se ëndrrat e tij do t’i bëjë realitet.
Egli mendon se një ditë do të jetë astronaut dhe do të studiojë planetet. “Mua më pëlqen shumë matematika. Kur të rritem kam dëshirë që të bëhem austronaut. Më pëlqejnë planetet dhe di emrat e tyre,” lexon Egli në ditarin e tij.
Prindërit e Eglit thonë se djali i tyre lindi normal por pas një vaksine në moshën 18 muajshe ai ndryshoi dhe u diagnostikua me autizëm. Egli ka frekuentuar për 7 vite qendrën e autizmit në qytet, vite që dëshmuan një zhvillim të vrullshëm të tij. Mësuesja në një intervistë për ora neës tha që e ka ndjekur prej klasës së pare Eglin, dhe ai paraqet tiparet e një djali të zgjuar, të shkathët dhe me vullnet për të studiuar.
“Kur erdhi në fillim ishte fëmijë i zgjuar, me inteligjencë të përparuar, mund të them mbi shokët e klasës por kishte probleme në sjellje, në qëndrimin në klasë, ishte i papërqëndruar, kishte dëshirë për tu arsimuar por ishte si ai zogu i trembur. Është si të gjithë të tjerët, nuk ndryshon fare. Është i dashur me shokët dhe shumë bashkëpunues.”
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
