Fiton Kombëtarja e Kosovës
24/03/2022 Shpërndaje

Fiton Kombëtarja e Kosovës

Alain Gireshe ka debutuar me fitore në krye të kombëtares së Kosovës. Dardanët kanë mposhtur 5-0 Burkina Fason në sfidën miqësore të luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kosova dominoi të gjithë takimin, duke mos lënë hapsira për rivalët afrikanë. Pas kësaj Kosova do të luajë dhe një ndeshje tjetër miqësore përballë Zvicrës  më 29 mars.

 Skuadra e Gireshe kaloi në avantazh që në minutën e tretë, ndërsa e mbylli pjesën e parë në epërsinë e dy golave. Në fraksionin e dytë, Kosova thelloi rezultatin me golat e Vojvodës, Rashicës dhe Domgjonin. Rezultat mjaft i mirë për Kosovën që do ti shërbejë si përgatitje për edicionin e tretë të Ligës së Kombeve.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.