Gazetarja Kristi Gongo, pse vendosa të sjell dyqan agro-ushqimor?
30/08/2022 Shpërndaje

Gazetarja Kristi Gongo, pse vendosa të sjell dyqan agro-ushqimor?

Me një pasion të madh për median, Kristi Gongo është e lidhur ngushtë me gazetarinë e terrenit, ku cdo ditë e sheh si një sfidë e re që në mbrëmje duhet ta ketë mbyllur me sukses. Gazetarja Kristi Gongo përvec profesionit të saj i është përkushtuar një fushe tjetër, asaj të biznesit. Duke sjellë në kryeqytet një dyqan agro-ushqimore. Produkte bio të sjella nga gjitha fshatrat e Shqipërisë. Për pozitivi. org ajo tregon se si i lindi ideja për një dyqan agro-ushqimor.

Prej disa kohësh ju keni hapur një dyqan agro-ushqimor, si të lindi ideja për të hapur një dyqan me këto produkte?

Verën e vitit të shkuar hapi dyert dyqani “Te Namka”, pas një dekade udhëtimesh nëpër Shqipëri e përzgjedhja e produkteve të veçanta që gjen në zona të ndryshme të vendit e që gjatë kohës së pandemisë kur pamë se shqiptarët po i kushtonin më shumë rëndësi ushqyerjes shëndetshëm thamë pse jo të jetëzojmë një iniciativë të tillë? Dhe ja ku jemi me një dyqan që ka mbledhur Shqipërinë në një vend me produkte të sigurta për të pasur mirëqënie dhe ku ka më mirë se produktet e fshatit, tashmë që Tirana është mbipopulluar.

Produktet që ju tregtoni i merrni nga fermerët, cila është vështiria më e madhe që hasni?

2-Duke qënë se udhëtojmë vetëm dhe përpiqemi të grumbullojmë dhe të gejmë fermerët e vegjël në zonat e ndryshme të Shqipërisë është pak e vështirë sepse fshatrat tashmë janë braktisur dhe gjen të moshuar megjithatë ka edhe njerëz të rinjë që janë rikthyer nga emigracioni në vendin e tyre dhe po mbajnë gjallë traditën me produkte të vecanta që ka Shqipëria. Si glikotë, recelrat, tarhana, makaronat artizanale, jufkat e Dibrës, turshit e ndryshme të Korçës, lëngjet e shtëpisë. Në këtë mënyrë ne përpiqemi ti gjejmë këta. Kemi krijuar një bazë të fortë deri më tani dhe  afrojmë me njerëzit që jetojnë në Tiranë, sepse juuu mungon vërtet ushqyerja me produktet e fshatit, me produktet e shtëpisë pa konservant, pa përzierje, pa shumë sheqerna. Produkte sic i bënte gjyshja njëherë e njëkohë. Është e vështirë sepse nuk ka shumë sasi, megjithatë gjërat e mira nuk janë me bollëk.

Cfarë produktesh mbani kryesisht?

Si një dyqan agro-ushqimor ne ofrojmë një larmi produktesh. Nga të gjitha zonat e Shqipërisë. Si prsh, fruta perime, drithëra, makarona artizanale, cajra, mjaltë verë, fruta të thata, bulmet. Si djathë të bardhë, djath kackavall, gjizë kos dhe qumësht të freskët. Po ashtu lëngje frutash, detox, smoothie. Fokusi është tek produktet homemade- produktet e shtëpisë me dëshirën e mirë për të prezantuar jo vetëm tek konsumatorët vendas, por dhe tek të huajt ushqimet tradicionale shqiptare.

Kristi ju jeni gazetare prej vitesh, ndërkohë i jemi përkushtuar dhe një tjetër fushë, cfarë të plotëson në media, dhe si e ndjen veten në fushën e biznesit?

Pavarësisht që jam tashmë pjesë edhe e biznesit nuk do të heq dorë nga media. Aq më tepër tek gazetaria e terrenit që vërtetë shumë kohë, shumë energji dhe shumë pasion për ta kryer cdo ditë me një vrull, me një përushtim të jashtëzakonshëm. Sërish nk do të heq dorë sepse media të jep mundësinë dhe gazetaria e terrenit, duke qënë në departamentin e informacionit një ditë most ë jetë njësoj me tjetrën. Nuk e parasikon dot se cfarë do të ndodhi, se ku do të jesh në një moment të caktuar por je shumë pranë me njerëzit. Duhet të jesh në një komunikim gjatë gjithë kohës dhe nga ana tjetër nuk duhet të jesh emocionale. Pra duhet të mbash emocionet të mos i shprehësh ato dhe të mos i përcjellësh tek shikuesi. Dhe të jesh e vërtetë. Nga ana tjetër duke qënë se edhe biznesi këron të njëjt përkushtim unë detyrohem që të punoj nga mëngjesi deri natën vonë për të arritur të kem një balancë mes të dyjave. Është shumë e bukur sepse mendoj se duke ju përushtuar dhe duke e dashur punën unë do të jem nesër një njeri më i mirë dhe më e zonja për veten time. Kështu që vajzat dhe gratë mund të jenë biznesmene të suksesshme.

Për të shtuar unë kam ndimën e madhe të familjes. Pra  gjitha kjo është falë edukimit që më ka dhënë familja ime për të ecur përpara me forcat e tua dhe për të ia dalë. Jo gjithmonë është fushë me lule, jo gjithmonë është shumë e lehtë, por e rëndësishme ështtë të mos dorëzohesh.  

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.