Gabimi më i madh në jetë që bëjnë të gjithë
16/06/2018 Shpërndaje

Gabimi më i madh në jetë që bëjnë të gjithë

E dini cili është gabimi më i madh në jetë? Kur i thyejmë zemrën e dikujt. Sot u takova me një vajzë të quajtur Priya, e cila më tregoi historinë e saj se si i kishte thyer zemrën të dashurit për një djalë tjetër, pa e kuptuar se çfarë do të ndodhte me të dashurin e saj. Priya kurrë nuk gjeti dashuri të vërtetë përsëri në jetë.

Ky nuk është vetëm gabimi i Priyas, të gjithë ne e bëjmë këtë gabim. Të gjithë që gjejnë dashurinë e vërtetë, e kuptojnë se sa vlen vetëm pasi e humbasin. Si ta kuptojmë dashurinë e vërtetë në jetën tonë? Dashuria e vërtetë do të thotë dhënia e shpirtit. Të bësh sakrifica dhe gjithmonë të mendoni për njëri-tjetrin. Kush të do me zemër kurrë nuk e rrëmben lirinë tuaj dhe ju beson plotësisht. Ju pranon ashtu siç jeni. Gjithmonë mendon për ju përpara vetes.

Ashtu si Priya, të gjithë po bëjnë të njëjtin gabim, duke mos vlerësuar dashurinë e vërtetë dhe të vrapojnë pas dashurisë së rreme. Kur ajo mësoi çështë dashuria e vërtetë, atëherë e kuptoi gabimin që kishte bërë. Jeta ndonjëherë na jep vetëm një mundësi dhe e humbim atë për të pritur një shans tjetër të mirë.

Ky është problemi i të gjithëve. Ne e kuptojmë vlerën e një personi vetëm kur e humbim. Tregoni respekt për të gjithë në jetën tuaj. Më pëlqeu historia e Priyas ndaj vendosa të shkruaj. Unë nuk e di nëse ju pëlqen apo jo, por unë e ndjeva ta ndaj këtë me të gjithë lexuesit. Pasi dikush lexon këtë shkrim mund të jetë në kohë të vlerësojë dashurinë e vërtetë dhe nuk e lë atë të shkojë. Nga: Sonia Kaur.

 

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.