Futbollistja shqiptare që theu tabu, sot na bën krenarë në Bullgari
Futbolli historikisht u ka takuar djemve, por tashmë me këtë sport kanë filluar të përshtaten dhe femrat. Një prej tyre është bukuroshja dhe futbollistja Paula Jaku e cila e ushtron me kënaqësi të veçantë.
Paula Jaku është një ndër futbollistet më simpatike në Shqipëri. E reja luan për klubin “Juban – Danja” në rolin e mesfushores dhe Kombëtaren U-18.
Përveçse e bukur Paula është dhe mjaft e talentuar në sport e këtë e ka vërtetuar së fundmi. Së bashku me një tjetër futbolliste shqiptare ajo na ka bërë të ndihemi krenar, gjatë grumbullimit të kombëtares shqiptare në Bullgari, në ndeshjet miqësore me kombëtaren e Bullgarisë!
Lojtarët e preferuar të saj janë Kristiano Ronaldo, sulmuesja amerikane Aleks Morgan dhe shqiptarja Fatmira Bajramaj. Duhet të themi se vajzat që kanë vendosur të ndjekin futbollin kanë thyer tabu pasi janë të pakta në vendin tonë.
“Klaudia Rrotani dhe Paula F. Jaku vajzat e mrekullueshme te klubit Kf Juban Danja, qe na bajne gjithmone me u ndi krenar, gjate grumbullimit te kombetares Shqipetare ne Bullgari, ndeshjet miqesore me kombetaren e Bullgarise! Respekt dhe mirnjohje!’”, shkruhet në postimin e “Zoja Shkodër”.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.



