‘Lonely Planet’: Tirana mes vendeve thelbësore në Evropë
23/05/2018 Shpërndaje

‘Lonely Planet’: Tirana mes vendeve thelbësore në Evropë

‘Lonely Planet’ ka botuar guidat më të famshme në botë për udhëtime, dhe në këtë renditje vën pjesë dhe Shqipëria. Në mesin e qyteteve të rilindur, destinacione të fuqishme që duhet të vizitohen këtë verë Tirana është renditur në vendin e 10. Ndërsa Kosova vendoset në vendin e katërt nga prestigjozja amerikane.

Përshkrimi pikant për Tiranën nis me pozicionin gjeografik, malin e  Dajtit dhe mundësi të tjera që të ofron qyteti. “Do jetë e vështirë për të imagjinuar një qendër më të mirë për të udhëtuar sesa Tirana, e cila është e vendosur në mes të Bregut Adriatik dhe Alpeve Shqiptare. Por ky nuk është një qytet portë; Përkundrazi, është një metropol i fuqishëm që ka pësuar një transformim falë ish kryetarit të saj (tani kryeministër i Shqipërisë), i cili kishte piktura të zbukuruara me ngjyra primare, inkurajoi udhëtarët për të shmangur makinat dhe në vend të tyre të përdorin biçikleta si dhe duke vendosur theks më të madh tek hapësirat e gjelbra të qytetit .

Rezultati është bindës. Një ditë tipike mund të kalojë duke marrë  teleferikun në malin Dajti, për një pamje panoramike, duke vazhduar me ushqimet e mrekullueshme, pastaj me dyqanet e modës dhe lokalet e natës në bllok, dikur territori i bosëve komunistë të korruptuar.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.