FBI jep alarm, shpëton 84 fëmijë nga trafikantët: Ja si rekrutohen
Në periudha të ndryshme si shumë vende të tjera dhe Shqipëria përballet me problemin e trafikimit të qenieve njerëzore, konkretisht fëmijëve. Trafikimi i fëmijëve është një nga dukuritë që u zhvillua në Shqipëri me ndryshimin e regjimit diktatorial.
Trafikimi i fëmijëve është një nga format më të këqija të shfrytëzimit të fëmijëve, ai përbën shkelje të të drejtave të tyre përfshi këtu të drejtën e identitetit, e edukimit, të shërbimeve shëndetësore, të drejtën për kohë të lirë dhe aktivitete argëtuese, të drejtën për të mos iu nënshtruar torturave e dënimeve çnjerëzore ose poshtëruese dhe të drejtën për të mos u privuar nga të drejtat e tyre në mënyrë të paligjshme apo arbitrare, kështu thuhet në Konventën e të Drejtave të Fëmijëve.
Kryesisht më të prekur nga trafikimi janë adoleshentët e moshës 16 ose 17 vjeç. Këta adoleshentë zakonisht nuk e quajnë veten ‘fëmijë’ dhe të ndjehen të pjekur të vendosin për t’u latguar nga shtëpia e tyre. Për rrjedhojë fëmijët janë më të pambrojtur nga shfrytëzimi se sa të rriturit. Një skenar tipik është ai ku një fëmijë pranon të shkojë diku pa kuptuar shfrytëzimin që e pret. Fëmijët joshen nga shansi për të fituar para; shumë të rinj që bien viktima të trafikantëve besojnë se do të gjejnë një punë të vërtetë- në një hotel, bar… Një formë e rrezikshme nëpërmjet së cilës bien pre fëmijët sot është dhe trafikimi nga interneti.
Studimi kombëtar i vitit 2013, kryer nga UNICEF-i, “Save the Children” dhe organizata shqiptare ARSIS, identifikoi mbi 2 500 fëmijë në situatë rruge në Shqipëri. Studimi tregoi, gjithashtu, se më shumë se 800 prej tyre rrezikohen të trafikohen, brenda dhe jashtë Shqipërisë, e të shfrytëzohen për prostitucion, punë të detyruar, lypje apo krime të vogla.
Autoritetet amerikane kanë shpëtuar 84 fëmijë, brenda tre muajsh dhe arrestuan 120 vetë në një aksion mbarëkombëtare të trafikimit të fëmijëve që ishin të pambrojtur ndaj përdorimit të teknologjisë nga trafikantët, deklaruan burimet zyrtare ditën e enjte. Shumë prej të arrestuarve reklamonin dhe i shisnin fëmijët në internet për shfrytëzim seksual, thoshte në një deklaratë Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe Qendra Kombëtare për Fëmijët e Zhdukur dhe të Eksploatuar (NCMEC).
Lëvizja katër-ditore, që përfundoi të dielën, ishte përpjekja e 11-të për këtë vit nga FBI dhe autoritetet e tjera për të luftuar trafikimin e fëmijëve kundrjet shfrytëzimit të seksit. Operacioni i quajtur Cross Country XI, u zhvillua në hotelet, kazinotë, në qoshet e rrugëve dhe faqet e internetit, thanë ata. Një problematikë shqetësuese tashmë është interneti, një mundësi nëpërmjet të cilës trafikantët kontaktojnë me fëmijët, duke u futur shpeshherë në grackë. “Realiteti i trishtuar është se disa gjëra mbeten të njëjta, që ka ende nevojë për ta bërë këtë”, tha Staca Shehan, drejtor ekzekutiv i divizionit të analizës së çështjeve të NCMEC.
“Ajo që ka ndryshuar me kalimin e kohës janë vendet dhe mënyrat se si trafikimi i fëmijëve për t’u shfrytëzuar seksualisht, po ndodh”, tha Staca Shehan, drejtore ekzekutive e divizionit të analizës NCMEC, për Fondacionin Thomson Reuters. Historikisht, fëmijët rekrutohen në mjedise ballë për ballë, në qendra tregtare, në stacionet e autobusëve ose shkolla. Mirëpo në ditët e sotme rrezikshmëri të lartë ka dhe internet, pasi është ktheyr në një formë të rekrutimit të fëmijëve nga trafikantët.
“Të gjitha këto gjëra ndodhin, por tani ajo që shohim më shpesh, është fakti se fëmijët regjistrohen në internet, kontrollohen online dhe shiten në internet”. Mosha mesatare e fëmijëve të kapur në operacion ishte 15 vjeç, thanë autoritetet. Një rast konkret që tregohet nga FBI është rasti i një vajze pesëvjeçare e cila iu ofrua një oficeri të fshehtë në Denver për 600 dollarë. Personi që përpiqej t’i shiste ishte një mik i familjes së fëmijëve.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
