Frymëzim nga fjetja: Si të vini ëndrrat në punë
A është duke u përpjekur trupi juaj t’ju tregojë diçka ndërsa flini? Një psikologe e Harvardit konfirmon se njerëzve gjithmonë iu kanë ardhur përgjigjet, idetë dhe frymëzimet kur flenë. Dr Deirdre Barrett ka kaluar karrierën e saj duke studiuar shkencën e ëndërrimit, ndaj ka disa njohuri bindëse se si mund të kujtoni së pari ëndrrat, pastaj t’i bëni ato të punojnë për ju.
“Para së gjithash, mendoj se ëndrrat, natyrisht, tashmë punojnë për ne deri në një farë mase, pa pasur nevojë të kemi ndonjë qëllim shumë specifik për këtë. Në punën time … intervistova ekspertë në të gjitha fushat ku i pyes nëse kishin pasur ndonjëherë një ëndërr të dobishme dhe shumica e shembujve që mblodha ishin plotësisht spontan. Rrëfimet shpesh ishin: “Ti e di, kurrë nuk i kushtova shumë vëmendje ëndrrave të mia derisa nuk po punoja në këtë problem që nuk mund ta zgjidhja dhe pastaj një natë, kisha këtë ëndërr ndërsa gjeja zgjidhje”.
Njerëzit që nuk i kushtojnë vëmendje të veçantë ëndrrave të tyre ndonjëherë mund të kenë ëndrra që tregojnë zhvillime të mëdha. Kjo ndodh më tepër te ato që mësojnë se ëndrrat mund të jenë të dobishme për gjërat praktike, sepse disa nga ëndrrat e zgjidhjes së problemeve janë kaq të dukshme saqë kur të zgjoheni, ju kujtohet vetëm duke u thënë saktësisht përgjigjen e saktë për këtë problem”.
Dr Deirdre Barrett, PhD, është një psikologe që jep mësim në Shkollën Mjekësore të Harvardit e specializuar në studimin e ëndrrave. Barrett ka shkruar disa libra rreth sjelljes njerëzore dhe shkencës së gjumit, të tilla si “Komiteti i Gjumit: Si Artistët, Shkencëtarët dhe Atletët përdorin ëndrrat për zgjidhjen e problemeve krijuese dhe si mundeni edhe ju”.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
