Të rinjtë e Lezhës të informuar mbi shëndetin seksual
01/09/2019 Shpërndaje

Të rinjtë e Lezhës të informuar mbi shëndetin seksual

Pjesa më e madhe e të rinjve të Lezhës kanë marrë info mbi shëndetin seksual dhe riprodhues.

Të rinjtë janë pyetur edhe mbi njohuritë e tyre në lidhje me shëndetin seksual dhe riprodhues. Pjesa më e madhe e të rinjve të anketuar kanë marrë informacion mbi shëndetin seksual dhe riprodhues. Anketimi tregoi se vetëm 4% e të rinjve nuk kanë marrë ndonjëherë informacion mbi shëndetin seksual dhe riprodhues. 100% e të rinjve të anketuar në zonat urbane janë shprehur se kanë marrë informacion mbi shëndetin seksual dhe riprodhues (si vajzat, ashtu edhe djemtë). Vetëm 2 vajza dhe 2 djem nga zonat rurale (4% e të rinjve të anketuar) kanë pohuar se nuk kanë marrë ndonjëherë informacion mbi shëndetin seksual dhe riprodhues.

Ndërmjet të rinjve që kanë njohuri mbi shëndetin seksual dhe riprodhues, shkolla, interneti dhe ­etëpalosjet janë burimi më i shpeshtë i informacionit të përdorur për pasurimin e njohurive të të rinjve mbi këtë çështje. Ndërsa shkolla, trajnimet dhe ­etëpalosjet konsiderohen mjetet ideale për marrjen e informacionit për shëndetin seksual dhe riprodhues nga ana e të rinjve.

Shumica e të rinjve (41%) shprehen se informacioni i marrë në shkollë mbi shëndetin seksual dhe riprodhues është pjesërisht i mjaftueshëm. Interesante është rezultati mbi 11% e të rinjve në zonat urbane që shprehen se informacioni i marrë në shkollë mbi shëndetin seksual dhe riprodhues është i mjaftueshëm, përkundrejt 38% e të rinjve në zonat rurale. Rezulton se ndërmjet të anketuarve që janë përgjigjur se informacioni i marrë në shkollë mbi shëndetin seksual dhe riprodhues nuk është i mjaftueshëm, janë 6% e të rinjve të anktuar, që jetojnë në zonat rurale.

Ky Publikim është realizuar nga UNFPA me ekspertizën e Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve, në kuadër të projektit “Leave No One Behind”(“Askush të mos Mbetet Pas”), një Program i përbashkët i OKB-së i nancuar nga Sëiss Agency for Development and Cooperation (SDC) dhe zbatuar nga katër agjensi të OKB: UNDP, UNFPA, UNICEF, dhe UN ËOMEN në partneritet me Qeverinë Shqiptare. Ky projekt synon fuqizimin e personave vulnerabël në Shqipëri që të kenë akses të barabartë në shërbimet dhe mundësitë publike, të kenë një zë në vendimmarrjen publike, që ndikon në jetën e tyre dhe t’i kërkojnë llogari zyrtarëve publikë, duke i mbajtur përgjegjës për dështimet apo arritjet.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.