FOTO- LAJM/ Në luftë me ujin, nga vajza e paralizuar deri tek foshnja 5 muajshe
01/12/2017 Shpërndaje

FOTO- LAJM/ Në luftë me ujin, nga vajza e paralizuar deri tek foshnja 5 muajshe

Situata e përmbytjeve në vend ka shkaktuar dëme pafund, por pëprjekjet për të normalizuar situatën kanë qenë pa kufi nga të gjithë. Më poshtë, nëpërmjet disa fotove tregohen situate të ndryshme me të cilat janë përballur njerëzit. Në shumë raste ia kanë dalë, kanë shpëtuar dhe jetë njerëzish por përpjekjet vazhdojnë ende.

Emergjencat  Civile shpëtojnë  në urën e Gjolës një vajzë 9-vjeçare të paralizuar. Forcat e Armatosura kanë nisur tashmë operacionet e shpëtimit nga ajri me helikopterë, konkretisht në Fushë-Krujë.

Foshnja 5 muajshe dhe nëna e tij u shpëtuan dhe janë shëndoshë e mirë pas ndihmës nga Batalioni i Mbështetjes Rajonale (BMR) në Lixha, Fushë- Krujë. Qindra njerëz janë shpëtuar, me gomone në ambientet e qendrës tregëtare City Park. Në shumë zona ku lumenjtë kanë dalë nga shtrati po bëhet përpjekte  për normalizimin e sitatës. Në rrugë, pranë shtëpisë, të gjithë të gatshëm, punonjës, familjarë, për të shpëtuar dhe pakësuar katastrofën e shkaktuar si pasojë e reshjeve.

FOTOT:

 

 

 

 

 

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.