I riu nga Kosova futet në mes të flakëve për të shpëtuar vajzën serbe: U ringjalla sërish
09/05/2022 Shpërndaje

I riu nga Kosova futet në mes të flakëve për të shpëtuar vajzën serbe: U ringjalla sërish

Një 26 vjeçar shqiptar nga Kosova i ka shpëtuar jetën nga flakët një vajze serbe.

“Unë kisha vdekur dhe u ringjalla sërish”. Kështu e përmbledh Ivana mbrëmjen e 24 prillit, kur shtëpia e saj u përfshi në flakë. Heroi i saj ishte djali nga Kosova i quajtur Mexhidi.

Falë guximit të Mexhidit, fundi i Ivanës është i lumtur. Gjithaçka ndodhur rastësisht teksa ai po kalonte rreth shtëpisë së Ivanës në momentin që e kishin kapluar flakët.

Ivana qëndroi në spital katër ditë, për t’u rikthyer në shtëpi më pas. “Dikush po bërtiste në një ballkon. Tymi po vinte nga dritaret e poshtme. Hyra aty, por kishte aq tym, sa nuk mund ta gjeja askënd. Dola jashtë të merrja frymë dhe hyra prapë. Aty munda ta tërhiqja Ivanën deri të dritarja, por s’mund ta nxirrja jashtë. Një fqinj ma dha një leckë të lagur, hyra prapë se mendoja se ishte një fëmijë brenda. Nuk ishte. Më pas, zjarrfikësit arritën”, thuhet në rrëfimin e shqiptarit, të cilin e citon mediumi zviceran.

Ky nuk është rasti i vetëm që një person bëhet heroi i dikujt duke e shpëtuar nga flakët, nga zjarri etj., por e veçanta e kësaj historie është pikërisht te fakti se njëri është nga Kosova dhe tjetra nga Serbia, dy vende që e “luftojnë” njëra tjetrën të paktën përmes retorikave politike, por edhe për shkak të së shkuarës së errët.

“Ai hodhi veten në zjarr, e të tjerët do të mendonin për vetën”, ka thënë Ivana, e cila buzëqesh me ndodhinë që “një kosovar ta shpëtojë një serbe në natën e Pashkëve Ortodokse, në mes të Ramazanit. Edhe po ta dija, nuk do të ndryshonte asgjë. Kisha një jetë për ta shpëtuar, nuk ka lidhje a shqiptarë a serbe”, thotë Mexhidi.

Edhe Ivana i bën një premtim. “Kurrë nuk do ta zhgënjej”.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.