Femrat nuk janë aq të ‘sëmura’ pas rrobave sa duken, studimi tregon të kundërtën
Gratë edhe kur e kanë dollapin plotë thonë se nuk kanë asgjë për të veshur. Kjo është shprehja tipike me të cilën burrat zakonisht identifikojnë gratë ose më saktë e përdorin për t’i kritikuar. Si duket ky mit nuk është dhe aq i vërtetë, sepse një studim na tregon të kundërtën. Një sondazh i kryer në disa vende të botës arriti në konkluzione se 2 në 3 femra nuk i hedhin rrobat që s’u bëjnë.
Kjo shpejgon faktin pse femrat thonë se nuk kanë asgjë për të veshur, edhe kur dollapi i tyre është duke shpërthyer nga rrobat. Sipas studimit dy në tre femra e mbajnë të mbushur dollapin me veshje që nuk ju bëjnë më. Ato thanë se nuk i hedhin sepse shpresojnë që një ditë do të mund të kthehen në format e mëparshme dhe t’i përdorin sërish rrobat e vjetra.
Kjo shpjegon se dollapi i tyre nuk është plot me veshje të përdorshme dhe ankesat e tyre mund të jenë dhe me vend kur thonë se s’kanë asgjë për të veshur. Megjithatë s’ka asgjë të keqe të kërkosh më shumë larmishmëri rrobash, sepse në fund të fundit të gjithë duan të duken bukur. Kjo e fundit është pikët e dobët sidomos për gjininë femërore.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
