Fëmija që shet në rrugë, flet mbi 12 gjuhë të huaja
Një djalë që shet në rrugë ka marrë vëmendje maksimale në internet pasi një turiste e filmoi duke folur një numër gjuhësh të ndryshme. Talenti i tij në mësimin e gjuhëve ka befasuar të gjithë rrjetin.
Një blogere udhëtimesh që identifikohet si Venus GWC ishte duke vizituar tempullin Ta Prohm në Angkor Wat, Kamboxhia një muaj më parë kur po bisedonte me disa adoleshenteë që shesin në rrugë.
Ajo foli me disa fëmijë të ndryshëm, por u josh veçanërisht nga një djalë me emrin Thaksin, i cili pretendonte se mund të fliste të paktën 12 gjuhë. Venus filloi ta regjistrojë me telefon, ndërsa djali po e provonte të fliste gjuhë të ndryshme.
Në fillim të videos, Thaksin nga e folura kantoneze kalon në frëngjisht. Pastaj, vazhdon bisedën në japonisht, mandarin, tajlandisht, malajzisht, filipinas, anglisht dhe spanjisht. Ai madje shtoi se mund të flasë edhe në gjermanisht, koreanisht dhe hainanezisht.
Thaksin thotë se mësoi shumë gjuhë vetëm duke folur me turistët. Pasi Venusi ndau videon në Facebook, u pa miliona herë. Rrjeti televiziv me bazë në Pekin i kushtoi një interes të veçantë një pjese të videos ku Thaksin këndon një këngë popullore kineze të quajtur “Ne jemi të ndryshëm”, të cilës ia ndryshoi tekstin me mjeshtëri nga “ne jemi këtu duke pritur për ju” në “ne jemi këtu për të shitur gjëra për ju”.
“Jam mirënjohëse që videoja e tij është bërë virale”, shkroi Venus në një postim në Facebook. “Kjo mund t’i ndërgjegjësojë njerëzit që ka ende fëmijë që përpiqen të jetojnë jetën e tyre çdo ditë”.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
