E rëndësishme/ 7 hapa si të mposhtni frikën për të bërë jetën që dëshironi
Isha e dëshpëruar për karrierën time. E kisha humbur energjinë që më buronte dhe s’kishte më rëndësi e ardhmja. Zemra ime kishte lëvizur, dhe ishte fundi i një kapitulli që nuk e doja.
Një herë në çdo javë, kisha ndonjë krizë, do të bëja një listë me të mirat dhe të këqijat që më rrethonin e pastaj do të bindesha që të vazhdoja përpara.
Një ëndërr e fshehtë e imja ka qenë të filloja një biznes timin, por ndjeva rrezik pasi më paralizonte ideja se mund të mos kisha sukses, shkruan Pozitivi. Më dukej sikur duhet të zgjidhja mes punës dërrmuese, ose të kapërceja nga një shkëmb dhe duke e lëshuar veten në të panjohurën. Isha e ngrirë nga frika.
Gjërat filluan të ndryshonin kur kuptova se kisha marrë vendime nga frika dhe kjo frikë nuk më shkaktoi vetëm dhimbje, por po më pengonte që të jetoj jetën që kam dashur. Pastaj një ditë, vendosa të kërceja këtë frikë.
“Një ditë, zemra juaj do të ndalojë së rrahuri, dhe asnjë nga frikërat tuaja nuk do të ketë rëndësi. Ajo që do të ketë rëndësi është se si keni jetuar”, ka thënë Henri Juntilla
- Pranoni frikën
“Pra, shumë prej nesh zgjedhin një rrugë të caktuar për shkak të frikës. Ajo që ne me të vërtetë dëshirojmë na duket e pamundur, prandaj kurrë nuk guxojmë të kërkojmë për të. Unë jam dëshmia që mund të kërkoni universin për të”, Jim Carrey, shkruan pozitivi.org.
Shumë prej nesh kanë frikë, por ka raste kur kjo frikë është e fshehura ose zgjedhim ta injorojmë. Frika mund të shfaqet si zvarritje, një justifikim, një perceptim i rremë që kemi për realitetin, ose për shkak të besimit të kufizuar që kemi për të tjerët dhe veten.
“Unë jam shumë i vjetër për këtë” ose “Ata kurrë nuk do të punësojnë dikë si unë” janë mënyra të sigurta që tregojnë se kurrë nuk do të bëjmë diçka.
Pra, hapi i parë është të jesh i sinqertë me veten, të shkosh përtej sipërfaqes dhe të pranosh se është frika që po të mban mbrapa.
- Kuptojnë qëllimin pozitiv
“Frika është miku yt. Le të të frikësohem që të mbrohem, por të mos kufizohem”.
Çdo emocion ose sjellje ka një qëllim pozitiv pa marrë parasysh si mund duket në sipërfaqe. Frika është përgjigja primitive dhe automatike e trupit tonë për të na mbrojtur nga një kërcënim i mundshëm.
Po ashtu frika ndonjëherë del si paralajmërim i shëndetshëm për të shpëtuar jetën tone. Frikëra të tjera janë të paarsyeshme dhe duhet të pranohen, kuptohen e ballafaqohen.
Shpesh për t’u përballur me frikën them kështu: “Unë me të vërtetë e vlerësoj mendimin tuaj dhe e di se jeni duke u përpjekur për të mbrojtur, por do të jem mirë!”
Kur e kuptoni se frika po përpiqet t’ju shërbejë në një mënyrë pozitive, do jeni në pozicion më të mirë për ta menaxhuar me të vërtetë emocionin, e për të vepruar në interesin tuaj.
- Imagjinoni të ardhmen tuaj të paracaktuar
“Rritja është e dhimbshme, ndryshimi është i dhimbshëm, por asgjë nuk është aq e dhimbshme sa të mbeteni i mbërthyer në një vend që nuk i përkisni”, ka thënë Mandy Hale.
Një moment imagjinoni cila do jetë e ardhmja juaj nëse nuk ndryshoni asgjë. Reflektoni për pasojat nëse nuk bëni atë që doni ëpr shkak se u kufizuat nga diçka. Cilat janë dobësitë e kësaj “të ardhmeje të paracaktuar”? Sa e dhimbshme është?
- Përqendrohuni në rezultatet pozitive
“Besimi dhe frika kërkojnë që ju të besoni në diçka që nuk mund ta shihni, e që jeni zgjedhur”
Në vend që të lini imagjinatën tuaj të egër të mendoni se do gaboni, përqëndrohuni tek ajo që do të fitoni nëpërmjet fuqisë së vizualizimit.
Lejojini vetes të mendoni si do të dukeni nëse arrini atë që doni. Mendja nuk arrin të bëjë dallime mes asaj që është e vërtetë dhe asaj që imagjinoni. Për mendjen, një përfytyrim është si një përvojë e vërtetë.
Kur mendoni rezultate pozitive, shihni veten në të ardhmen si një person i lumtur dhe i përmbushur, mendja do fillojë të besojë se është e mundur diçka e tillë. Në këtë mënyrë ndërton besimin dhe fillon të lëvizë përpara.
- Ndryshoni perspektivën tuaj
“Cilado qoftë situata që të lind në jetë, mund të zgjedhësh ta përdorësh në mënyrë që të bëhesh më i fortë dhe më i mirë, ose mund të ulesh e të bërtasësh. Sepse ai që e sheh jetën e tij si një gur i madh për një mundësi më të madhe, nuk mund të dështojë”, tha Sadhguru.
Për disa prej nesh, procesi që çon në ndryshim është perceptuar si i dhimbshëm. Dështimi nuk ekziston kur ndryshojmë mendësinë dhe zgjedhim të përdorim pengesat dhe sfidat tona për të ecur përpara. Çfarëdo që të ndodhë, ne nuk dështojmë; ne rritemi, mësojmë, jetojmë. Pra, në vend që ta konsideroni ndryshimin si një rrezik, e shihni atë si një mundësi që të rriteni dhe në të mirën tuaj.
- Rrethoj veten
“Mesatarisht duhet të keni 5 njerëz që kaloni shumicën e kohës”, Jim Rohn. Ide të reja dhe prespektiva për jetën mund t’i mundësoni vetes nëse rrethoheni nga njerëz me mendje të njëjtë. Në këtë mënyrë do jeni i frymëzuar, i udhëzuar, dhe i motivuar për të ndjekur ëndrrat. Kërkoni një mentor, një trajner ose një grup mbështetës për të përmbushur qëllimet pa marrë parasysh se çfarë ndodh në jetën tuaj.
- Veproni
“E vetmja mënyrë për të dalë është të veprosh”, Robert Frost. Frika do të zhduket ngadalë kur të ndërmarrësh veprime të qëndrueshme për qëllimet e tua. Filloni të merrni hapa të vegjël e në këtë mënyrë pak nga pak do të fitoni besimin se mund të bëni atë që doni.
“Tranzicioni im për të filluar biznesin u bë gradualisht. Fillova duke u regjistruar në trajnime, pastaj zhvillova përvojën dhe aftësitë e mia me kohë të pjesshme më pas kur ndihesha gati, bëra tranzicionin e plotë”, Jack Canfield.
Frika është normale. Është një emocion që kurrë nuk do të zhduket, pavarësisht se çfarë bëni. Ajo është si një sinjal natyror se që jeni gati për të bërë diçka të re që do t’ju ndihmojë të jetoni një jetë plotësisht të ngarkuar. A jeni gati të keni jetën që dëshironi? Veproni dhe mos lejoni që frika t’ju ndalojë ta krijoni atë.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
