EMËROHESH NË NJË INSTITUCIUON TË RËNDËSISHËM? KËSHILLA PR NGA SPECIALISTË TË FUSHËS
28/02/2023 Shpërndaje

EMËROHESH NË NJË INSTITUCIUON TË RËNDËSISHËM? KËSHILLA PR NGA SPECIALISTË TË FUSHËS

Nëse emëroheni në një post të rëndësishëm publik, puna nuk duhet të nisë vetëm nga shqyrtimi i dosjeve dhe gjendjes së institucionit. Në kohërat kur jetojmë është po aq e rëndësishme të fokusohesh te imazhi yt, te profile public që ke krijuar apo do të krijosh. Për këtë arësye sjellim në këtë artikull disa prej këshillave nga ekspertë të ndryshëm të marketingut.

Qëllimi parësor:  Ndryshim imazhi

Ndryshim imazhi, pra krijim të një profili publik që njerëzit, kur të përmendet emri të kenë një opinion për personin e klikuar. Në këtë rast që është që personi të lejë gjurmë në të paktën 2-3 nisma serioze, konkrete brenda institucionit që drejton.

Për këtë qëllim duhet analizuar pak më mirë institucioni për të kuptuar se në cilin drejtim, ka më shumë shanse të ketë më shumë rezultate konkrete, të prezantohet një “nismë” dhe të përqëndrohen energjitë për të treguar se nën drejtimin e duhur u arrit zgjidhja për çështjet e prezantuara.

Gjithashtu nevojitet një fushatë në disa drejtime e jo e drejtëpërdrejtë, në mënyrë që kur dikush të kërkojë në “google”emrin e personit në fjalë të mos i dalin, një faqe në Wikipedia me 2 rreshta, 2-3 artikuj ku përmendet në mënyrë periferike apo një faqe që duket si false sepse ka më shumë “share”nga postimet e të tjerëve.

Pra të ngrihet një profil që njerëzit ta kuptojnë qartë profiling public të personit që kanë përpara. Profili duhet përforcuar me mendime dhe opinion personale që të shprehen me guxim në rrjete sociale apo studio televizive.

Strategji e plotë për komunikimin me publikun

Rrjetet sociale: Nëse nuk je virale nuk ekziston.  Media sociale dhe politika janë të lidhura tashmë domosdoshmërisht.

Metodat e ndërhyrjes:

  1. Të jetë prezente në të gjitha platformat nga Twiter në Tik-Tok
  2. Fact check (verifikim të informacionit ) para çdo dalje publike, që të mos ketë fake neës  të cilat nëse kapen nga media mbeten online gjatë.
  3. Të mos dalë vetëm për tema që lidhen me politikën apo me institucionin që drejton por edhe pak nga ana e vet njerëzore.
  4. Sa më shumë postime me pyetje në rrjete sociale (të kërkohet opinion i  ndjekësve sepse i bën të ndihen të rëndësishëm por edhe duke i bërë përditësime për disa prej tyre duke i dhënë përgjigjet në orët/ditët në vazhdim)
  5. Postimet të shoqëruara me video, foto ose infografika pra informacion të gatshëm dhe  kurioz që bëhet “share” pra ndahet  lehtësisht me ndjekësit.
  6. Postime pozitive, jo agresive, me mesazhe motivuese larg debateve dhe larg teknikaliteteve që i kanë lodhur njerëzit (histori pozitive).
  7. Të paktën 1 postim në ditë

Rëndësia e Linkedin

LinkedIn që duhet ngritur dhe mbajtur tërësisht profesional, dhe duhet pasuruar me aktivitete profesionale në shqip dhe në anglisht por edhe me opinione të vetë personazhit herë pas here. Në këtë faqe duhen bërë share (rrallë) edhe postime nga politikanë të tjerë të rinj ndërkombëtarë ose libra apo studime që tregojnë se personazhi ka interesa shumë dimensionale.

Këshilla të tjera

Përditësim të faqes në Wikipedia, e para që del gjithnjë në google search, me informacione mbi jetën dhe karrierën. Një formë CV-je Europass.

Dalje televizive në emisione të lehta fillimisht për të arritur te prime time për tema “të forta”  ose për të lançuar ide dhe nisma konkrete serioze.

© 2023, Pozitivi. All rights reserved.