A jetohet me ndihmë ekonomike?
11/02/2019 Shpërndaje

A jetohet me ndihmë ekonomike?

Maliq Bajrami nga Dibra, ka një sfidë të vërtetë çdo muaj. Ai duhet të mbajë familjen me 8 anëtarë me vetëm 6 mijë lekë të rinj në muaj. Kjo është shifra që përfiton nga skema e ndihmës ekonomike familja që jeton në varfëri ekstreme. Në Diber Maliqin e njohin të gjithë. Bën çfare pune të mundet. Një dite duke shitur lule, një tjeter duke kërkuar punë në ndërtim. Prej vitesh ka shënuar emrin në zyrat e të papunëve në qytet, por ende asnjë punë nuk është gjetur për të. E në kushtet kur jeton çfarëdo që do i ofrohej do të ishte më mirë se sa ndihma ekonomike që i jep shteti kësaj familje. Kjo edhe për faktin se ai ka vetëm arsimin e mesëm dhe jo ndonjë zanat që do ta ndihmonte të gjente një vend pune.

Maliqi ka gruan të papunë dhe 6 fëmijë të mitur për të ushqyer. Here pas here dy nga femijet, ata me te medhenjte detyrohen te lypin ose te shesin rrugeve te qytetit, per te shtuar sadopak fitimet qe merr i ati nga puna ne te zeze. Edhe pse ai e di qe kjo nuk lejohet dhe ndikon negativisht tek femijet e tij, serish e ben per te vetmen arsye se kjo do te thote nje vakt me shume per tete frymet e kesaj familjeje. Sipas skemes se ndihmes ekonomike, nje familje pavaresisht numrit te aneterave apo veshtiresive qe ka nuk mund te perfitoje me shume se 8 mije leke te rinj ne muaj. Por per Maliqin vetem 2500 leke te rinj shkojne cdo muaj per te paguar energjine elektrike. Ndaj muaji nis vetem me 3500 leke te rinj.

Ato duhet te mjaftojne per cdo nevoje te kesaj familje ne nje nga qarqet me te te varfer ne vend. Familja Bajrami nuk është vetem ne listen e skemes se ndihmes ekonomike. Ajo me se shumti është pjese e listave te dyqaneve ushqimore, ku shenohet emri i borxhlinjve qe marrin ushqime pa pagese. Dhe ketu shuma e mbledhur ne total shkon me shume se ndihma eknomike e 6 muajve te marre se bashku. Kjo nuk i jep asnje shprese kryefamiljarit se mund t`ja dale te mbaje familjen, qofte edhe nen minimumin jetik.

Dibra

Si familja Bajrami ne Diber ka 13.150 familje ne total qe marrin ndihme ekonomike. Dibra renditet qarku i dyte ne te gjithe Shqiperine per varferi me te larte. Por as ndihma ekonomike nuk u vjen aq shume ne ndihme familjeve te kesaj zone. Sipas kritereve te kesaj skeme, numri me i madh i familjeve perfiton vetem 2500 leke te rinj ne muaj. Kjo shifer nuk mund te mjaftoje as per gjysmen e nevojave qe ka nje familje, sado ne varferi te jetoje ajo.

Një program i mirëfilltë zhvillimi për të nxitur sipërmarrjet ekonomike e rrjedhimisht punësimin në këtë zonë do të ishte  natyrisht zgjidhja reale. Por ndërkohë qeveria mund të ndihmojë me një rritje të masës së ndihmës  ekonomike për familjet ekstremisht të varfëra, ose hapjen e qendravbe multifunkisionale pao rezidenciale. Nëse të paktën fëmijët do të arrinin të merrnin disa shërbime dhe kryesisht ushqim atëherë familjet nuk do të detyroheshin ti nxirrnin ata të lypin vetëm për të siguruar vaktin e rradhës.

Dibra është një prej krahinave verilindore të Shqipërisë që mbetën gjatë viteve të tranzicionit mes varfërisë dhe papunësisë.  Krahina si Dibra mbetën zonat më të varfëra, edhe pse kanë burime të mëdha natyrore për të zhvilluar ekonominë, turizmin apo industrinë. Pushteti vendor shpreson të marrë më shumë fonde dhe projekte pë zhvillim nga qeveria qendrore. Ndërkohë, në qytetin e Peshkopisë, disa qindra famillje jetojnë me ndihma ekonomike dhe shumë të tjera mbahen me tregti dhe biznese të vogla.

Prefektura e Dibrës dhe qyteti i Peshkopisë janë midis zonave më të varfëra të Shqipërisë. Qytetarët pohojnë se asnjëherë më parë qarku i Dibrës nuk ka qenë kaq i varfër dhe i pambështetur. Sipas INSTAT, Dibra është qarku që merr më shumë ndihmë ekonomike krahas Shkodrës, dhe Elbasanit.

Prefektura e Dibrës ka rreth 140 mijë banorë. Edhe pse i rrethuar nga lumenj dhe shumë burime natyrore, Peshkopia ende nuk ka një ujësjellës të rregullt. Në Qarkun e Dibrës 70% e familjeve jetojnë në fshatrat përreth, ndërsa në qytet s’ka vende pune në biznese të mëdha, dhe papunësia është e lartë.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.