Eksperti i sigurisë malore rrëfen turet me ambasadorët, “gara” mes Kim dhe diplomates suedeze në hiking, kush shpallet “kampione”
16/05/2022 Shpërndaje

Eksperti i sigurisë malore rrëfen turet me ambasadorët, “gara” mes Kim dhe diplomates suedeze në hiking, kush shpallet “kampione”

8 vite më parë 28 vjeçari Ergys Vladi themeloi Eco Albania Adventure, derisa u bë guida zyrtare e 16 ambasadorëve të huaj në Shqipëri.

Për përtacët që duan të rrinë para televizorit aventurat e Ergysit mund të jenë çmenduri.  E ka nisur fillimisht me shëtitje me biçikletë me miqtë e tij, por për Ergys Vladin eksplorimi i Shqipërisë, tashmë është kthyer në profesion.

Pa asnjë dyshim mund të themi se shpirti eksplorues për Ergysin ka lindur bashkë me të. I lindur mes gjelbërimit dhe maleve të Lurës së Dibrës një prej detinacioneve më atraktive që ka vendi, Ergysi ose siç njihej nga miqtë “shpirti i grupit” çdo fundjavë organizohehej për “hiking” në vende të ndryshme.

Me kalimin e viteve ndërthuri pasionin me punën. Deri më tani ka eksploruar mbi 93% të turizmit në Shqipëri.

Exploring With Gysi sot është guida zyrtare e pothuajse të gjithë ambasadorëve të huaj në vendin tonë. Pozitivi.org mëson se Gysi u pikas para 4 vitesh nga ambasadori austriak në Shqipëri Johann Sattler.

Guida e parë me të ishte Bovilla, e eksploruar në vitin 2019. “Guida e parë me ambasadorët ka qenë me Johan Satler në 2016”, tha Ergysi për Pozitivi.org. Nga lirshmëria dhe sportiviteti që kishte, Gysi fillimisht nuk e kishte kuptuar se po guidonte një ambasador. Pas kësaj guide ambasadori kërkoi numrin e 28 vjeçarit të cilit pas asaj dite i besoi çdo eksplorim deri në përfundimin e misionit diplomatik në vendin tonë. Që atëherë Gysi vazhdon të shoqërojë ambasadorët në destinacionet më të bukura.

Siç dhe e kemi parë përmes postimeve të tyre në rrjete sociale ambasadorët në vendin tonë kanë marrë shpesh dhe rolin e ambasadorit të turizmit. Këtu përmendim diplomaten amerikane Yuri Kim, diplomaten suedeze Elsa Hastad dhe atë greke Katerina Sakellaropoulou.

Të treja janë shoqëruar nga Gysi në disa destinacione. Ndonëse eksplorimet i kanë bërë në kohën e lirë të “zhveshur” nga kostumet zyrtare, ajo që thekson Vladi është prezenca e eskortave. Në shumicën e destinacioneve diplomatët kanë qenë të shoqëruara nga bodygardët.

“Kampione” në hiking mund të shpallim ambasadoren Hastad. Nga majat e maleve e deri te lundrimet me varkë, ajo ka guxuar të provojë çdo aventurë në turizëm.” Ambasadorja suedeze ka udhëtuar më shumë nga të gjithë ambasadorët. Edhe Kim ka udhētuar por më shumë se të gjithë zonja Hastad”, tha ai për pozitivi.org.

Ambasadorja austriake, ambasadorja suedeze, ambasadorja holandeze dhe ajo amerikane, kanë bërë diku te 45 ture në Shqipëri“, shoi ai. Përmes Gysit që u ka treguar cepat më të paprekur të Shqipërisë, diplomatët janë kthyer në promovuesit kryesorë për turistët e huaj. Madje në disa raste janë bërë njësh me qytetarët e thjeshtë.

Nga udhëheqësi i aventurave të shoqërisë, Gysi ngjiti shkallët hap pas hapi. Ai është cerifikuar si eksperti i sigurise malore, nga organizata boterore e turizmit. Aftësinë e mara përmes trajnimeve jashtë vendit, ai i ka shfrytëzuar në turizmin vendas.

Përpos kësaj Gysi ka punuar dhe në hartimin e guidave me qëllim promovimin e destinacioneve magjike.  Krahas atyre vendas, klientët e tij janë të huaj nga gjithë vendet e botës.

Më poshtë disa udhëtime të ambasasorëve nëpër pika të ndryshme turistike:

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.