Eja pedalo shëndetshëm!
30/06/2020 Shpërndaje

Eja pedalo shëndetshëm!

Nismës për pedalim të shëndetshëm iu bashkuan me dhjetra fëmijë të qytetit të Tiranës. Përdoruesit e vegjël të dyrrotakëve mësuan rregullat që duhet të ndjekin për të ecur me biçikleta. Dhe më pas u bënë pjesë e demonstrimit në praktikë të këtyre rregullave, duke ecur në kositë e biçikletave, në disa nga rrugët kryesore të Tiranës.

Po përse duhet të përdorim biçikletën si mjet lëvizjeje? Më poshtë po rendisim disa nga avantazhet e pedalimit.

Ndikimi në organizëm:

Sipas studimeve të kryera nga ekspertët, përdoruesit e biçikletave kanë disa përfitime shëndetësore. Ata nuk janë të prirur që të vuajnë nga presioni i lartë i gjakut, nga vlerat e larta të kolesterolit apo edhe nga obeziteti. Gjithashtu studimet flasin edhe për reduktim të rrezikut për sëmundje të tjera si psh diabeti, shumë i përhapur në popullatë.

Ndikimi në shëndetin mendor:

Pedalimi ndihmon në mirëqenien e shëndetit tone mendor. Kjo tashmë është vërtetuar edhe me fakte shkencore. Personat e marrë në studim, pohuan se kur ngisnin biçikletën ishin më të qetë dhe truri i tyre lëshonte sinjale më pozitive. Ky ushtrim përdoret edhe si një praktikë e mire për shplodhjen e trurit pas një dite të ngarkuar apo të stresuar në punë. Pra, nëse ti nget një biçikletë pasi del nga puna, efekti që ajo kanë shëndetin mendor është shumë më pozitiv se sa të ecësh me një automjet.

Studim pas studimi është zbuluar se aktiviteti fizik ndihmon në parandalimin ose çlirimin nga stresi, ankthi dhe depresioni. Një studim i fokusuar te njerëzit me depresion që po trajtoheshin me antidepressant, zbuloi se pas pedalimit vetëm disaminutësh, niveli i tyre i hormonit të stresit u ul.

Ndikimi në humor:

Një xhiro në natyrë me biçikletë mund të bëjë çudira me humorin tuaj të keq. Studiuesit kanë vërejtur se personat që e aplikojnë këtë formë lëvizjeje janë në humor më të mirë se të tjerët. Madje kjo metodë mund të rikthejë humorin edhe në një ditë ku gjithçka ka shkuar keq. Kombinimi i pedalimit me natyrën, është çelësi për një humor për t`u pasur zili! Ndaj pedaloni sa më shumë, por kujdes!

Një pedalim pa rregulla, nuk është një pedalim i shëndetshëm.

© 2020, Pozitivi. All rights reserved.