Kosova vendi më i lumtur në Ballkan, Shqipëria përmirësohet me 3 pozicione
19/03/2022 Shpërndaje

Kosova vendi më i lumtur në Ballkan, Shqipëria përmirësohet me 3 pozicione

Lumturia në Shqipëri është përmirësuar. Kështu thotë të paktën Raportit Botëror i Lumturisë për 2022.

Sipas këtij raporti humbjet shkatërruese dhe pasiguria në rritje kanë vënë botën në një rrezik të madh, megjithatë dashamirësia po rritet globalisht. Ky është një nga gjetjet kryesore të Raportit që publikohet nga Qendra e Zhvillimit të Qëndrueshëm në OKB.

Raporti bazohet në të dhënat e sondazheve globale të marra nga njerëz në 146 vende. Shqipëria është renditur në vendin e 90 për vitin 2022  nga vendi i 93 që ishte para një vit. Befasi në këtë raporti ishte renditja e Kosovës në vendin e 32 si dhe është vendi më i lumtur në Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut është në vendin e 89, Serbia renditet në vendin e 43,

Mali i Zi në vendin e 75, Greqia në të 58-in. Ndërkohë në vendin e fundit atë të 146 renditet Afganistani.

Raporti shqyrton lumturinë në mbarë botën, kombet më të lumtura, ato në fund të shkallës së lumturisë, plus faktorët që priren të çojnë në lumturi më të madhe.

Në 10 vjetorin e tij, raporti shqyrton lumturinë në mbarë botën, kombet më të lumtura, ato në fund të shkallës së lumturisë, plus faktorët që priren të çojnë në lumturi më të madhe. Dhe me dy vjet Covid-19, raporti ka zbuluar diçka të papritur. “Befasia e madhe ishte se globalisht, në një mënyrë të pakoordinuar, ka pasur rritje shumë të mëdha në të tre format e dashamirësisë që janë pyetur në Sondazhin Botëror të Gallup”, tha John Helliëell, një nga tre redaktorët themelues të raportit, shkruan CNN.

Dhurimi për bamirësi, ndihma për një të huaj dhe vullnetarizmi janë të gjitha në rritje “veçanërisht ndihma për të huajt në 2021, në lidhje me para pandemisë ose 2020, ishte në një sasi shumë të madhe në të gjitha rajonet e botës”, tha Helliëell.

Për të pestin vit radhazi, Finlanda është vendi më i lumtur në botë, sipas renditjes së Raportit të Lumturisë Botërore bazuar kryesisht në vlerësimet e jetës nga Gallup. Vendi nordik dhe fqinjët e tij, Danimarka, Norvegjia, Suedia dhe Islanda të gjitha janë shumë mirë në masat që përdor raporti për të shpjeguar gjetjet e tij: jetëgjatësi e shëndetshme, PBB për frymë, mbështetje sociale në kohë të vështira, korrupsion i ulët dhe besim i lartë shoqëror, bujari në një komunitet ku njerëzit kujdesen për njëri-tjetrin dhe liri për të marrë vendime kyçe të jetës.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.