E thjeshtë, larg luksit, plot ngjyra/ Dasma më e bukur e vitit u bë në Fshatin SOS
Vera e 2017-ës si në Kosovë dhe Shqipëri ka qenë stina e dasmave të shoëbizz. Vëmendja më e madhe mediatike ka qenë drejtuar tek dasmat e vipave që mbushin çdo ditë faqet e medias rozë. Ndërkohë dasma më e bukur e vitit ka qenë në Prishtinë, në Fshatin e Fëmijës SOS.
Kjo qendër kujdesi për fëmijë ditën e djeshme ka martuar një vajzë për të cilën është kujdesur me vite të tëra. Vajza shkoi në këtë qendër që e vogël së bashku me motrat e të vëllanë, por vitet kanë kaluar shpejt dhe dje ka kaluar ditën e saj më të bukur.
Është bërë një nuse shumë e bukur, që në sy i dallohet shkëlqimi dhe gëzimi që ka. Dasmën e ka bërë të vogël në qendrën ku ka kalur fëmijërinë dhe adoleshencën. Nuk e bëri një ambient luksoz në Gjirin e Lalzit,madje nuk shpenzoi asnjë lek sepse të gjitha ia kanë bërë dhuratë, si fustanin, tualetin dhe rregullimin. Kaq mjaftoi, të veshë fustanin e bardhë, pa bërë aspak shoë, por e gatshme më shumë se kurrë të nisë një kapitull të ri në jetë. Kaloi një fëmijëri në qendër, pa luks, pa iu plotësuar të gjitha dëshirat, por përsëri duket e lumtur. Endrra e çdo vajze, veshur me fustanin e bardhë asaj tashmë i ëshë plotësuar.
Martesën e vajzës e kanë bërë të ditur në faqen e “Fshatit SOS” me anë të një postimi ku ndër të tjera shkrua: ” Të premten kishim festë në Fshatin SOS. Përcollëm njërën nga vajzat tona. Ajo erdhi te ne si e vogël me motrat e vëllanë dhe tani u rrit e u bë për t’u martuar. E si ta përcillnim ndryshe vajzën tonë, veçse me të gjitha traditat e ritet që një familje organizon për fëmijën e saj.
Ishte ditë me shumë emocione, lumturi e dashuri, por para së gjithash krenari që përcillnim vajzën tonë për një jetë të re bashkëshortore. Si gjithmonë, i gjithë stafi i SOS Fshatit ishin shumë solidarë dhe të gatshëm për të organizuar një festë ashtu siç i ka hije një familje të madhe. Një falenderim i madh të gjithëve për përkushtimin dhe dhuratat që përgatitën për vajzën tone”.



© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
