Qytetarët e Kosovës të barabartë me ata europianë
13/09/2018 Shpërndaje

Qytetarët e Kosovës të barabartë me ata europianë

Parlamenti Europian i dha dritën jeshile nisjes së procedurave për liberalizimin e vizave për Kosovën. Qytetarët e Kosovës janë të barabartë me ata europianë, do të lëvizin të lirë në vendet e Bashkimit Europian.

Ditën e sotme 420 eurodeputetë votuan në favor të Kosovës, ndërsa 186 të tjerë kundër dhe 22 abstenuan nga 628 pjesëmarrës në PE (Parlamentin Europian).

Tanja Fajon përpara votimit ndërsa kërkoi votën pro, u shpreh se është diçka që Kosova e meriton plotësisht. Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e së cilës nuk gëzojnë deri më sot të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën e Shengenit.

Lajmi i mirë është përshëndetur nga përfaqësues të politikës, nga institucione si dhe mbarë qytetarët e thjeshtë në Kosovë dhe Shqipëri.  Sipas vlerësimit të bërë nga Komisioni Evropian Kosova i ka pëmbushur të gjitha kriteret që BE më në fund t’i liberalizojë vizat. Tashmë shumë shpejt qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin të lirë.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.