Foto të bukura/ E mbani mend vajzën me xhaketë të kuqe nga Schindler’s List? Sot vullnetare në Ukrainë
16/04/2022 Shpërndaje

Foto të bukura/ E mbani mend vajzën me xhaketë të kuqe nga Schindler’s List? Sot vullnetare në Ukrainë

Ishte vetëm 3 vjeç kur Oliwia Dabrowska u bë një pjesë e pashlyeshme e historisë së kinemasë në filmin klasik fitues të Oskarit, Lista e Schindler-it (Schlinder’s List) të Steven Spielberg të vitit 1993 ku luajti ‘vajzën me pallto të kuqe’ ndërsa tani po ndihmon refugjatët ukrainas në kufirin polak.

Ata që panë Listën e Shindlerit nuk do ta kenë harruar kurrë vajzën me pallto të kuqe. Në epikën tre-orëshe të Steven Spielberg për Holokaustin, të filmuar tërësisht bardh e zi, palltoja e 3 vjeçares është i vetmi vezullim.

Teksa ecën nëpër rrugët e Krakovës në Poloni, vendndodhja e një prej getove më të mëdha hebreje në Luftën e Dytë Botërore, ajo rrëshqet në heshtje mes skenave të të shtënave masive dhe histerisë. Vajza e vogël tërheq syrin e protagonistit, biznesmenit Oskar Schindler, i cili po shikon skenën nga një kodër sipër. Palltoja e saj e kuqe është një simbol i drejtpërdrejtë i humbjes, pafajësisë dhe vuajtjes hebreje. Ai u bë një nga xhirimet më të paharrueshme të kinemasë.

Tani, pothuajse 30 vjet më vonë, aktorja që luajti vajzën e vogël është në kufirin polak duke koordinuar vullnetarët ndërsa ata mirëpresin refugjatët ukrainas dhe ajo po quhet hero. Në Instagramin e saj Oliwia Dabrowska postoi një foto të saj në filmin e Spielberg, me mbishkrimin, “Ajo ishte gjithmonë simboli i shpresës. Lëreni të jetë përsëri.”

Lista e Shindlerit është historia e një pjesëtari të partisë naziste që ndihmoi mijëra hebrenj t’i shpëtonin vdekjes, duke i punësuar në fabrikat e tij. Masakra të ngjashme po ndodhin sot në Ukrainë nga trupat ruse dhe Oliëia Dabrowska është rikthyer në skenë. Po këtë radhë jo në film, por në atë që po ndodh në realitet në Ukrainë. Tani 32 vjeçarja e cila jeton në Poloni, po ndihmon civilët që përpiqen të ikin nga lufta.  Më 9 mars, ish-aktorja ndau për ndjekësit e saj interpretimin e një artisti të skenës së saj ikonike në filmin Schlinder List, ku ngjyra e kuqe e palltos tani është shndërruar në blu për të përfaqësuar flamurin blu dhe të verdhë të Ukrainës.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.