E mbani mend djalin që u zhvesh në mes të borës në dajt! Çmenduritë e tij s’kanë fund: Si më zuri stuhia në Korab
01/09/2017 Shpërndaje

E mbani mend djalin që u zhvesh në mes të borës në dajt! Çmenduritë e tij s’kanë fund: Si më zuri stuhia në Korab

Redi Gjoni, 21 vjeçari i lindur në Kurbin është i çmendur për natyrën. Gjatë një interviste ekskluzive për pozitivi.org, Redi rrëfen me pasion të madh udhëtimet e rrezikshme që ka bërë në Shqipëri. Miqtë e tij e quajnë mogli, edhe ju me siguri do ju mbetet në mendje si i tillë pasi ta njihni botën e tij.

Dashuria e tij për natyrën e ka shtyrë që të marrë përsipër rreziqe të mëdha. Ka udhëtuar me këmbë në aq shumë vende  saqë as vetë s’i mban mend. “Valbonë, në Burrel, Tomorr, Krujë… e të tjera pa fund”. 21 vjeçari ka ngjitur majën më të lartë të trevave shqiptare, Malin e Korabit. Aty rrezikoi jetën bashkë me shokët që e ndiqnin në këtë aventurë, në mes të dimrit, kohë kur malet ishin zhytur në bardhësi.

“Më ka ngel fiksim Mali i Korabit. Njëherë jemi ngjitur në dimër së bashku disa miq dhe na zuri stuhia e borës. Ka qenë e frikshme…”, tha ndër të tjera Redi, i cili në intervistën e plotë për pozitivi.org e rrëfen të gjithën, si mbijetoi me miqtë bashkëudhëtarë në këtë terren të rrezikshëm.

Redi nuk është krejt i panjohur për ju, një nga çmenduritë e tij është pasqyruar dimrin e kaluar në medie, shkruan pozitivi.org. Djemtë që u zhytën në mes të borës, të zhveshur, në Malin e Dajtit vitin e kaluar bënë bujë me çmendurinë e tyre. Një ndër djemtë ishte Redi, edhe pse askush se njihte me emër.

“Po është ajo video që bëmë në dajt. Me dy shokët u ngjitëm në dajt dhe realizuam një video të shtrirë dhe të zhveshur në mes të deborës… Ka dhe plot të tjera që janë në videot e mëposhtme…”, shprehet Redi në intervistën ekskluzive për pozitivi.org.

Për ta njohur më mirë, Redi ka lindur në Kurbin dhe jeton në Tiranë. Është 21 vjeç, me arsim të mesëm, por një djalë që pasionet e tij i ushtron pa u ndalur. Jetën e tij e krahason me Moglin, me personazhin në përrallën e famshme të Rufyard Kipling, ku një djalë ka humbur në xhungël në mes të ujqërve. Madje Redi ndan dhe një sekret me ne, ende vazhdon ta adhurojë “Moglin”.

Më tej një nga rreziqet që ka kaluar në aventurat e jetës së tij prej 21 vjeçari, Redi e rrëfen si më poshtë për pozitivi.org. “Kam qenë dhe në Mal të Tomorrit, më datë 28 nëntor, vitin se mbaj mend po aty e ndjeva veten pak në rrezik për arsye se era e madhe nuk më linte të merrja frymë farë. Bllokohesha nga frymëmarrja, por fatmirësisht në majë të malit ose si i thonë ndryshe “Cuka Partizani”  është një teqe e vogël. Mezi hapëm derën dhe u qetësuam aty. Më pëlqen shumë të rrezikoj edhe nëpër ujvara të ngjitem në to”.

 

Intervista ekskluzive për pozitivi.org me Redi Gjonin:

Pozitivi: Në profilin tuaj më së shumti janë foto nga natyra. Çfarë ju lidh kaq shumë me të?

Unë jam një person që jam rritur me natyrën që i vogël edhe kam krijuar një lidhje shumë të veçantë me të … Natyra për mua është shtëpi kur shkoj andej e ndjej veten shumë të lumtur, aty gjej vetveten time. Në natyrë më pëlqen të rrezikoj,  të eksploroj pafund dhe të bëj çmendurira. Kjo është një liri që natyra ta jep dhe unë e shfrytëzoj.

Pozitivi: Sa vende të Shqipërisë keni vizituar?

Kam qenë në në Valbonë, në Burrel, Tomorr, Krujë e të tjera pa fund. Më shumë më ka ngel fiksim Mali i Korabit. Njëherë jemi ngjitur në dimër së bashku disa miq dhe na zuri stuhia e borës. Ka qenë e frikshme. Ka dhe video e foto  që shihet qartë.

Pozitivi: Çfarë ndodhi konkretisht, u dëmtua dikush?

Jo rrezik nuk kishe, por në grup ishin  disa prsona që e kishin për herë të parë atë ngjitje edhe an vonuan pak  ne ecje. Lodheshin sepse gjithmonë kthimi ishte më i rezikshëm. Situata u vështirësua paksa se na zuri edhe mjergulla, por shyqyr bashkëpunuam në grup  dhe e kaluam me sukses kthimin.

Pozitivi: Zakonisht udhëtoni vetëm apo me shoqërinë?

Në grup. Eksporojmë bashkë me shoqërinë. Shqipëria ka shumë vende fantastike, unë bashkë me shoqërinë asnjëherë nuk kemi përtuar të shkelim aty ku kemi pasur mundësi dhe kohë.

Pozitivi: Sa veta bëheni? Kush konsiderohet me i çmenduri i grupit?

Jemi disa po nuk mund të them një numër fiks. Nuk kemi një numër të kufizuar për arsye se ftojmë edhe të rinj në grup. Shumë më kanë qortuar ëpr foto dhe videot që bëj sepse më kanë thënë se janë të rrezikshme. Për arsye se unë nuk përdor litar apo mjete tjera sigurie. Vetëm me duar dhe këmbë bëj çdo gjë.

Pozitivi: Më thoni çmendurinë më të madhe që keni bërë në natyre? Ke rrezikuar ndonjëherë, thyerje këmbësh ose dëmtime tjera?

Po është ajo video që bëmë në dajt. Me dy shokët u ngjitëm në dajt dhe realizuam një video të shtrirë dhe të zhveshur në mes të deborës… Ka dhe plot të tjera që janë në video.

Nuk jamë dëmtuar asnjëherë. S’kam pasur problem as me thyerje kockash apo dëmtime tjera. Për këtë gjë falenderoj zotin që më ka ruajtur.

Pozitivi: Cili është vendi që e ke vizituar njëherë dhe do doje të shkoje përsëri?

Valbona. Dua të ngjis dhe Malin e Jezercës po nuk kam mundur për arsye kohe.

Kam qenë dhe në Mal të Tomorrit, më datë 28 nëntor, vitin se mbaj mend po aty e ndjeva veten pak në rrezik për arsye se era e madhe nuk më linte të merrja frymëfarë. Bllokohesha nga frymëmarrja, por fatmirësisht në majë të malit ose si i thonë ndryshe “Cuka Partizani”  është një teqe e vogël. Mezi hapëm derën dhe u qetësuam aty. Më pëlqen shumë të rrezikoj edhe nëpër ujvara të ngjitem në to.

Pozitivi: Çfarë sporti tjetër ushtron?

Kam një pasion të veçantë për zhytjen. Këtë po e ushtroj falë shokut tim Ferdi Krasnica. Ai për mua është bërë si instruktor. Më mëson gjithçka për zhytjen, për detin dhe për këtë gjej rastin ta falenderoj shumë.

Po tregoj dhe një sekret. E adhuroj shumë moglin. Jam rrit me kafshë prandja, ngjaj shumë me të…

Fotot dhe videot të sjella posaçërisht për pozitivi.org.

 

 

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.