Burri vë vogëlushen në qafë… “Spektakël” në mesnatë
24/08/2017 Shpërndaje

Burri vë vogëlushen në qafë… “Spektakël” në mesnatë

Ora shënonte 11:15 e natës, e mërkurë, gusht 2017. Dita në Tiranë përgjithësisht ishte e qetë, pa trazira, ndërsa mbrëmja e ftohtë, nga era e lehtë mishi bëhej kokrriza-kokrriza. Në stacionin e autobuzit pranë parlamentit tek-tuk ndonjë linte punën, vinte pranë stacionit, për të pritur autobusin e fundit me të tjerët, shkruan pozitivi.org.

Në rrugë nuk kishte shumë njerëz, dëgjohej vetëm muzika e lartë e një lokali pranë stacionit. Dikush me telefon në duar, tjetri me sytë nga rruga për të parë autobusin, ndërsa 2 vajza qëndronin ulur në ndenjësen e stacionit. Për një moment dëgjohen të qeshurat e një vogëlusheje dhe një këngë fëmijësh e kënduar nga një zë i trashë burri. Të gjithë të habitur kthejnë sytë nga pas të befasuar.

Në trotuar po kalonte një burrë i gjatë me një vajzë të vogël mbi supe, e cila me siguri ishte e bija. Vajza e qeshura e të cilës kumbonte nga zbrazëtia e trotuarit, mund të ishte 4 ose 5 vjeç. I ati këndonte, ndërsa vajza qeshte me shpirt, raporton pozitivi.org.  Për një çast të gjithëve që ishim aty na erdhën në mendje momente të bukura të fëmijërisë sonë, nostalgji për kohën që kemi kaluar me prindërit, motrat, vëllezërit… Atmosferë e bukur dhe çlodhëse pas orëve të gjata të punës gjatë ditës. Ne prisnim autobuzin në stacion. Babë e bijë u larguan pa e prishur terezinë fare edhe pse ora po shkonte drejt 12.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.