Qendra tregtare ReTuna një hap drejt shpëtimit të planetit
Sendet e padëshiruara e të përdorura, shumë prej jush i hedhin në koshin e plehrave, ndërsa qendra ReTuna në Suedi i riparon ato. Banorët e qytetit të vogël suedez të Eskilstunës nuk duhet të shkojnë larg për të për të ndihmuar në shpëtimin e planetit, shkruan pozitivi.org. Nëse ata kërkojnë një TV, mobilje, veshje, pajisje sportive, do t’i gjejnë të gjitha në ReTuna, qendra tregtare e Suedisë, ndoshta e botës, dedikuar mallrave të rinovuara dhe të ricikluara. Çdo gjë e shitur ka qenë e ricikluar, e ripërdorur, apo e prodhuar në mënyrë organike të qëndrueshme.
Pushteti vendor në këtë zonë, dëshiron ta bëjë komunën një model të gjelbër, ndaj ReTuna u hap në gusht 2015 dhe që atëherë është zgjeruar për të ndërtuar 10 dyqane, një kafene dhe një qendër konference. Qendra ka rreth 700 vizitorë çdo ditë. Disa bien në depo të riciklimit të artikujve të padëshiruar që pastaj klasifikohen dhe reklamohen, ndërkohë që të tjerë thjesht kërkojnë për pazar. Ajo drejtohet nga një kompani e quajtur Eskilstuna Energi och Miljö, e cila është ngritur nga bashkia lokale.
“Kemi klientë që duan të bëhen pjesë e ekonomisë së rinovueshme, konsumatorë që vijnë për të blerë TV. Nne duhet të bindim më shumë njerëzit që të mund të bëjnë zgjedhjen ekologjike, të blejnë produkte të përdorura sa më shumë të jetë e mundur”, thotë Thomas Söderberg, i cili drejton kompaninë. Edhe pse Suedia ka normat më të mira të riciklimit në botë (më shumë se 5 për qind e xhamit, 85 për qind e gazetës, 70 për qind e metaleve dhe 65 për qind e plastikës riciklohen), ende ka vend për perceptim rreth konsumit dhe ekonomisë rrethore.
Për këtë qëllim, dyqanet ReTuna ofrojnë edhe punëtori ku konsumatorët mund të mësojnë si të riparojnë sendet shtëpiake, shkruan pozitivi.org. “Njerëzit imagjinojnë se një mënyrë jetese e qëndrueshme kërkon kohë dhe përpjekje shtesë dhe është simbolike për një mënyrë jetese të reduktuar”. Ngritja e një qendre të tillë do ishte e domosdoshme nëse praktikohet dhe në vendin tonë.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.




