E ka pasur nxënëse, mësuesja ndihmon nënën adoleshente dhe foshnjën e saj
Një mësuese ka ndihmuar një nënë adoleshente, të cilën e ka pasur nxënëse disa vite më parë.
Kanë kaluar tre vjet që kur LaShonda Carter i ka dhënë mësim Larresha Plummer por kjo nuk e ndaloi që t’i përgjigjej kërkesës së ish-nxënëses për ndihmë.
Një natë kur Carter kishte probleme me gjumin, hapi rrjetet sociale rreth orës 3:00. Ndërsa po shfletonte internetin, mori një mesazh nga 18 vjeçarja Plummer.
Plummer i shpjegoi se po kalonte kohë të vështirë. Ajo sapo kishte lindur një fëmijë dhe po përpiqej të shkonte në një panair pune të nesërmen në mëngjes. Fëmijën e kishte të sëmurë dhe nuk kishte asnjë ide se si do ia bënte për në panair.
Carter menjëherë i ofroi që ta merrte nënën e re dhe ta çonte në panairin e punës të nesërmen në mëngjes. Në mëngjës e dërgoi ish-nxënësen në panair. Mësuesja po mbante foshnjën në makinë, ndërsa ish-nxënësja aplikoi për punë.
Carter u takua fillimisht me Plummer kur po jepte mësin në një shkollë në Çikago, Illinois. Të dyja kishin një miqësi të mirë, madje edhe pasi Carter filloi të jepte mësim në një shkollë tjetër, ato qëndruan në kontakt përmes mediave sociale për vitet në vijim.
Carter, thotë se do të jetë gjithmonë aty për nxënësit e saj. Ajo ka postuar një video të Facebook duke i kërkuar anëtarëve të komunitetit të dhurojnë rroba, furnizime dhe ushqim për foshnjën.
Ndonjëherë si mësues, puna jonë shkon përtej klasës… ajo është një nënë e re adoleshente dhe ka nevojë për ndihmë. Unë do të bëj sa më shumë të mundem, por e di që nuk mund të bëj gjithçka vetëm”, tha Carter.
Nuk është bërë ende një përditësim se sa dhurime janë bërë për të ndihmuar nënë e re, por videoja e mesueses në Facebook tashmë ka fituar mijëra shikime dhe komente që ofrojnë asistencë.
Përveç kësaj, Carter tha për CNN se nëna e re tani ka gjetur një punë dhe së shpejti do të shkojë në kolegj.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
