Dy shtete amerikane janë të parat që kërkojnë edukim të shëndetit mendor në shkollë
Nju Jorku dhe Virxhinia janë bërë shtetet e para amerikane që kanë miratuar ligje që kërkojnë edukim të shëndetit mendor në shkolla.
Të dy ligjet, të cilat u miratuan të dielën, nuk përcaktojnë saktësisht se çfarë lloj mësimesh apo strukture do të zbatohen në kurrikula, por ligjvënësit thonë se nxjerrja në pah e rëndësisë së shëndetit mendor ka qenë prej kohësh e vonuar.
Legjislacioni i Virxhinias mandon që edukimi për shëndetin mendor të shtohet vetëm në kurrikulën shëndetësore për dy vitet e para të shkollës së mesme, duke thënë se “udhëzimi i tillë shëndetësor duhet të inkorporojë standarde që njohin dimensionet e shumta të shëndetit duke përfshirë shëndetin mendor dhe marrëdhëniet fizike dhe shëndetin mendor në mënyrë që të rritë mirëkuptimin, qëndrimet dhe sjelljet e nxënësve që nxisin shëndetin, mirëqenien dhe dinjitetin njerëzor”.
Senator Robert Creigh Deeds (D) prezantoi legjislacionin për miratim pasi që u zhvillua dhe u paraqit nga një grup nxënësish të shkollave të mesme. “Unë u impresionova nga mendimi i tyre, sepse shumë nga këta të rinj kishin parë ngacmime. Ata kishin parë depresion”, tha Deeds, sipas CNN.
Legjislacioni i Neë Yorkut është pak më agresiv. Në vitin 2015, projektligji kërkoiqë shëndeti mendor të jetë pjesë e planprogramit shëndetësor standard për klasat K deri në 12, pra menjëherë.
Projektligji i Nju Jorkut thotë: “Ka qenë dyzet vjet që kur ligjet e arsimit të Nju Jorkut në fillim kërkonin mësimdhënie në lidhje me çështjet e shëndetit në shkollat tona. Gjatë viteve, ligji shtetëror është zgjeruar për të pranuar se njohuritë rreth shqetësimeve specifike të shëndetit publik, si alkooli, droga, abuzimi i duhanit dhe parandalimi dhe zbulimi i disa llojeve të kancerit, është shumë e rëndësishme për studentët.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
