Njerëzit po përdorin mbeturinat, për një sfidë të re pozitive në internet
#TrashTag është sfida më e mirë që media sociale ka krijuar ndonjëherë. Byron Román krijoi një trend të ri duke u bërë thirrje adoleshentëve të mërzitur me një postim në Facebook.
“Këtu është një sfidë e re për të gjithë adoleshentët e mërzitur”, ka postuar Roman në Facebook. “Bëni një fotografi në një zonë që ka nevojë për pastrim apo mirëmbajtje, pastaj shkrepni sërish një foto pasi keni bërë diçka për këtë dhe postojeni”.
“Për shkak se adoleshentët, kohët e fundit kanë krijuar disa lajme, ndoshta unë mund të frymëzoja disa për të bërë diçka pozitive”, ka thënë Román. Postimi i Romanit është ndarë nga më shumë se 300,000 njerëz dhe jo vetëm “adoleshentët e mërzitur” por edhe të rriturit kanë marrë pjesë në këtë sfidë.
Njerëzit e të gjitha moshave nga e gjithë bota po grumbullojnë mbeturina në zonën ku jetojnë dhe po shpërndajnë fotografi në rrjete sociale, pasi kanë bërë diçka për ti pastruar.
Nisma më e famshme e momentit sapo ka mbërritur edhe në vendin tonë. Asaj i është bashkuar edhe Lulzim Hupi, një i ri nga Bulqiza i cili shkruan në facebook se është hera e parë që ka bërë një punë të tillë dhe tashmë ndjehet i çliruar.
Në vetëm dy orë e 45 minuta, Lulzimi ka pastruar plot 12 thasë me mbeturina. Ndërkaq ai u ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve për t’ju bashkuar kësaj sfide.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.






