Aktivistët e kafshëve dhe stafi i thertores hanë darkën e Krishtlindjes bashkë: Gjëra të mira po ndodhin
27/12/2018 Shpërndaje

Aktivistët e kafshëve dhe stafi i thertores hanë darkën e Krishtlindjes bashkë: Gjëra të mira po ndodhin

Si një mënyrë për të arritur tek njëri-tjetri matanë barrierave ideologjike, aktivistët e të drejtave të kafshëve u bashkuan me punëtorët e thertores për të ndarë një festë vegane Krishtlindjesh këtë javë.

Fotot e darkës u postuan në Facebook në faqen e Friendsnotfood, ku aktivistët shpjeguan ngjarjen që askush s’e priste duke thënë se “vetëm drita mund ta shpërndajë errësirën” dhe “vetëm dashuria mund ta largojë urrejtjen”.

“Ne nuk jemi atje për të bërë luftë me punëtorët e thertoreve. Ne jemi atje për kafshët dhe planetin. Nëse kërkesa ndalet, thertori do të ndalet”, shtuan ata.

Aktivistët e vizitojnë rregullisht Thertoren Tulip në Bristol të Anglisë të hënave dhe të martave për të “treguar dashuri, dashamirësi, ngushëllim dhe dhembshuri për derrat” përpara se kafshët të dërgohen në bllokun e kasapëve.

Anëtarët e grupit shpresojnë që përmes rritjes së ndërgjegjësimit për mënyrat e jetesës vegane dhe të drejtat e kafshëve, përmes vizitave të tyre, më shumë njerëz do të zgjedhin dietat me bazë bimore.

Megjithëse postimi i tyre rreth darkës ka sjellë polemika, aktivistët thanë se do të vazhdojnë të punojnë për ndryshim përmes mirëdashjes.

“Si gjithmonë, ka njerëz të ndryshëm që kritikojnë. Këshilla ime për ta është që t’i përqendrojnë energjitë e tyre në pozitivitet dhe jo negativitet. Gjëra të mira po ndodhin”, shkruante faqja në postim.

© 2018 – 2019, Pozitivi. All rights reserved.