Dy shqiptarë kandidojnë në zgjedhjet lokale në SHBA
Dy kandidatë shqiptarë do të jenë pjesë e zgjedhjeve lokale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Më datë 5 nëntor në SHBA mbahen zgjedhjet lokale. Mes
kandidatëve për këshillat bashkiakë, janë edhe kandidatë shqiptarë Visar Tasimi
dhe Jetlir Kulla.
Tasimi, anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, ka lindur në SHBA dhe
kandidon për herë të parë në këshillin bashkiak të Naugatuck, në Conecticut.
Ndërsa Kulla ka shkuar fëmijë në SHBA dhe kandidon për mandatin e tretë në këshillin bashkiak të qytetit Waterbury, shkruan po.al. Ai shprehet krenar për këtë arritje dhe përfaqësimin në këshill, ndërsa Visari shpreson shumë në angazhim më të madh të rinisë në qeverisjen lokal.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
