Duan t’i dëbojnë, atleti francez i del në mbrojtje familjes shqiptare
Një mësues francez ka dalë në mbrojtje të një familje shqiptare e cila rrezikohet të dëbohet nga Franca. Kjo ishte maratona e parë ku mori pjesë mësuesi dhe atletiku Raphël Dubreux, në mbështetje të familjes shqiptare të kërcënuar me dëbim dhe të atyre emigrantëve të tjerë që rrezikojnë.
Në maratonën e mbajtur nga Cabcale drejt Mont-Saint Michel, morën pjesë 4.000 vrapues, ku në mesin e tyre ishte edhe Raphwl Dubreux, raporton ouest-france.fr. Mësuesi ishte takuar gjatë javës së parë të garës me familjen Kuti. Kryefamiljari Arjan Kuti gjatë bisedës me atletin ka shprehur dëshirën për të jetuar në Francë dhe për të pasur një jetë më të mirë. Ai flet shumë mirë frëngjisht si dhe punon.
Gjatë një interviste atleti ka thënë se dalja në marshim ishte një përpjekje për të kontribuar në një shoqëri që ka probleme me mikpritjen. “Brenda shkollës jetojmë vlerat e vëllazërisë. Ne nuk duam thjesht të shikojmë atë që po ndodh. Por të bëjmë diçka”, tha ai.
Ai “azil”, ku tregon hapur se është në mbështetje të personave që kërkojnë azil në Francë.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
