Reagimi emocionues i 10-vjeçarit, kur shikon ngjyrat për herë të parë në jetë
28/06/2018 Shpërndaje

Reagimi emocionues i 10-vjeçarit, kur shikon ngjyrat për herë të parë në jetë

Para ditëlindjes së tij të 10-të, Xavier Mçoury ishte plotësisht “colorblind”, ç’ka do të thotë se nuk shikonte asnjë ngjyrë.

Colorblindness është një kusht mjaft i zakonshëm gjenetik, kurse rasti i Xavier’s është më i rrallë, sepse ai mund të shohë vetëm hije të zezë, të bardhë dhe gri, më tepër sesa thjesht të qenit i verbër ndaj ngjyrave të caktuara.

Në vitin 2017, halla e tij dhe nëna i blenë një palë syze Enchroma: një grup lentesh unike që korrigjon ngjyrën.

Në videon më poshtë jepet momenti kur ai po hap dhuratën, në shtëpinë e tezes në Ohajo. Kur Selena, tezja e tij i shpjegoi se për çfarë ishin për syzet, fytyra e qeshur e tij shndriste të gjithë familjen që mezi prisnin ta shikonin me syze.

Pasi i vuri syzet, lotët filluan t’i rrishnin nga gëzimi, pasi për herë të parë në jetë po shihte ngjyrat. “Unë nuk e dija se kjo është ajo që njerëzit shohin … A është kjo ngjyrë, sepse nëse është e tillë, është e mahnitshme “, tha Xavier për KING5.

Ndërsa Xavier shikonte nuancat dhe ngjyrat e ndryshme që bënë botën, nëna e tij Melissa thotë se e gjitha familja ishin përlotur nga gëzimi. Babai i tij i ngazëllyer rrëmbeu disa sende, mes tyre dhe flamurin, që djali të mund t’i shikonte si ishin në të vërtetë. Tashmë ai do ketë mundësinë të shohë një botë me ngjyra.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.