Emocionuese/ Gruaja nga Rusia ofron kurse anglishteje falas për ukrainasit
Në ditën e 28 të luftës Rusia vijon të sulmojë Ukrainën pa mëshirë. Tashmë është më e qartë se kurrë se kjo është një luftë e nisur nga presidenti rus Vladimir Putin. Qytetarët rusë kanë dalë disa herë në protestë që nga fillimi i luftës. Një tjetër gjest emocionues vjen nga një grua ruse.
Ajo ka ofruar kurse anglishteje falas për refugjatët ukrainas të strehuar në Mbretërinë e Bashkuar. Kurset gruaja i ka ofruar në shkollën e gjuhëve që ajo drejton në Mbretërinë e Bashkuar.
“Këta njerëz nuk do të njohin askënd, por nëse mund t’i bëj të ndihen rehat dhe të qetësohen, kjo është diçka e mirë”, thotë Tatiana Salvage, e cila ka dhënë mësim rusisht në Ëinchester për dy vitet e fundit.
“Të mësosh gjuhën dhe kulturën e vendit ku do të jetoni është shumë e rëndësishme”, shton ajo.
Tatiana, e cila ka qenë mësuese e gjuhës për më shumë se 10 vjet, thotë se ka marrë “interesim të madh” nga grupet e refugjatëve në Ëinchester dhe në qytetin e afërt të Basingstoke. “Unë mendoj se mësimi i një grupi prej 10 vetash do të ishte mirë, por kjo varet nga kërkesa”, thotë ajo.
Presidenti Joe Biden mendon se Vladimir Putin është me shpatulla pas murit në lidhje me luftën në Ukrainë duke rritur rrezikun që ai të mund të përdorë armë kimike ose biologjike. Shtëpia e Bardhë po ashtu paralajmëron se Rusia mund të kryejë sulme kibernetike ndaj SHBA-së si përgjigje ndaj sanksioneve.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka thënë se forcat e vendit të tij kanë ngadalësuar progresin e ushtrisë armike. Ushtria ukrainase ka thënë se Rusia ka rritur prezencës me avionë gjatë 24 orëve të fundit. Zelensky ka bërë thirrje për një takim me Putin duke thënë se nuk do të mund të arrihet një marrëveshje për fundin e luftës pa u ulur së bashku në tryezë.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
