“Të 30-ët’’
15/06/2022 Shpërndaje

“Të 30-ët’’

“Të 30-ët’’, është një projekt që synon promovimin e të rinjëve të talentuar, të cilët kanë spikatur në fusha të ndryshme apo që zhvillojnë aftësi të veçanta.

Të rinjtë Shqiptarë që dëshirojnë t´i japin më shumë zë potencialit, energjisë dhe kreativitetit që ata zotërojnë, duhet të jenë të fushave të ndryshme me aftësi, talente e hobi zhvilluese që i sjellin diversitet këtij projekti.

Pas shpalosjes së aftësive të secilit prej tyre, ekipi jonë do të punojë për krjimin e një imazhi publik për secilin prej tyre. Kjo vjen si një mundësi shumë e mirë punësimi edhe si një urë lidhëse mes të rinjve të talentuar dhe biznesve apo tregjeve të punës, që janë në kërkim të personave potencialë e me ide inovatore.

Projekti zbatohet nga organizata Infinit +, me KRK dhe TEYC 2022, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022.

Nga data 14 Qershor – 30 Qershor 2022, do të zhvillohen aplikimet, me të dhëna: emer/mbiemer, nr. telefoni, aftësia që zotëron. Të rinjtë nga mosha 16 deri në 29 vjeç, do të kenë mundësi të na kontaktojnë në adresat e mëposhtme:

Email: infinitplusi@gmail.com

Facebook: Pozitivi

Instagram: pozitivi_org

Ky projekt u financua nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.

Rreth Kongresit Rinor Kombëtar dhe programit Tirana Kryeqyteti Europian I Rinisë 2022:

Kongresi Rinor Kombëtar (National Youth Congress- NYC) është një organizatë ombrellë e të rinjëve- një bashkim i organizatave rinore, grupeve joformale, forume rinore të partive politke, me qëllim shkëmbimin e informacionit, nxjerrjen në pah të çështjeve të të rinjëve, lobimin dhe advokiminpër zgjidhjen e këtyre çështjeve dhe ngritjen e kapaciteteve për të gjitha subjektet e përfshira në rrjet. KRK u krijua në Mars të 2013 në Tiranë dhe numëron një antarësi mbi 120 organizata rinoreative në të gjithë vëndin. Misioni I KRK është të mobilizojë organizatat rinore dhe të forcojë rolin e të rinjëvenë shoqëri që ata të kenë një zë të përbashkët për të mbrojtur dhe lobuar për çështjet që i prekin.

Titulli ‘’Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022’’, i cili do të zbatohet gjatë vitit 2022 nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë i është akorduar Tiranës në kuadër të nismës European Youth Capital nga Forumi Rinor Evropian. Ky program sjell mundsi të reja, ndryshime positive, inkurajon pjesmarrjen aktive, promovon identitetin evropian, diversitetin dhe përfshirjen, duke transformuar qytetin në një pikë ndërkombëtare takimi për të rinjtë.

Nëpërmjet programit të Tirana EYC 2022, të rinjtë gjenerojnë ndryshim dhe realizojnë fuqinë e tyre transformuese si agjentë të ndryshimit pozitiv dhe afatgjatë.

www.tiranaeyc2022.al

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.