Qytetari proteston i vetëm në Gjirokastër: Këtu do jem çdo ditë
16/03/2022 Shpërndaje

Qytetari proteston i vetëm në Gjirokastër: Këtu do jem çdo ditë

Ndryshimi nis nga vetja. Këtë shprehje sot e ka personifikuar më së miri një qytetar në Gjirokastër. Ai ka dalë në protestë i vetëm, për të kundërshtuar rritjen e çmimeve.

I veshur me bluzën me simbole kombëtare, ai fton të tjerë protestues të pakënaqur që të marrin fjalën, por sheshi është bosh, duke mos ju bashkuar thirrjes së të riut. Madje ai paralajmëron se do të vijojë të protestojë, edhe sikur të mbetet i vetëm, çdo ditë.

“Kjo është një vjedhje masive që na bëhet nga oligarkët. Nga miqtë e Edi Ramës që kemi zgjedhur vetë. Ju dua të gjithëve në shesh, kush është i pakënaqur, kush ka dëshirë ta marri fjalën është i lirë ta marri. Protesta nis sot edhe do të vazhdojë çdo ditë edhe fill i vetëm këtu do të mbetem çdo ditë“, shprehet ai duke iu drejtuar qytetarëve.

Prej 7 ditësh vendi është përfshirë në një valë protestash nga veriu në jug për të kundërshtuar rritjen e çmimeve. Ishin pikërisht këto protesta që vunë në lëvizje qeverinë e cila mori masat e para duke ngritur një bord administrimi për çmimin e naftës. Por pavarësisht se çmimi i naftës është ulur qytetarët nuk janë ndalur. Ata kanë paralajmëruar se do të dalin sërish në protesta. E rradhës do të jetë ditën e mërkurë. Megjithatë, as sot, ky qytetar në Gjirokastër nuk ka dashur të qëndrojë në shtëpi. Me bulzen me flamur të veshur ai sot ka protestuar për të drejtat e tij.

/Pozitivi.org

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.