Mësuesja pensioniste u mëson shkrim dhe lexim të rriturve përmes lajmeve pozitive
31/01/2018 Shpërndaje

Mësuesja pensioniste u mëson shkrim dhe lexim të rriturve përmes lajmeve pozitive

Lajmet pozitive tanimë përdoren në një tjetër formë motivuese. Jeanette Haigh, një mësuese e dalë në pension ka vendosur të përdorë lajme pozitive për të ndihmuar një grup të rriturish të mësojnë shkrim dhe lexim në zonën ku jeton në Derbyshire.

Përmbajtja lartësuese e lajmeve e bën mësimin të përsosur, është shprehur Haigh. Lajmet pozitive nuk i përdor pa qëllim por për të inkurajuar pjesëmarrësit që të kapen me fjalën e shkruar, shkruan pozitivi.org. Ajo është lidhur me një gazetë pozitive dhe ndërsa ka ripërtërirë abonimin tregon entuziazmin e studentëve të rritur për të mësuar.

“Këta të rritur, pa fajin e tyre, e gjetën veten në këto rrethana gjatë fëmijërisë, ku ju mohua mundësia të mësonin të lexonin dhe shkruanin. Të gjithë studentët janë të gjallë, inteligjentë dhe kanë një gamë të gjerë aftësish. Ka shumë arsye pse disa njerëz nuk kenë qasje në arsim në moshë të vogël”, tha Haigh.

Mësuesja e shkollës fillore e dalë pension e cila është edhe gjyshe e katër fëmijëve, jeton në një ish-komunitet minierash në Bolsover. Ajo drejton klasat çdo javë gjatë periudhës së shkollës, në një dhomë në Kishën Metodiste Bolsover. Është pjesë e projektit të Komunitetit të Lirisë, një organizatë bamirëse e krijuar në vitin 2008 për të mbështetur njerëzit në rajon që po luftojnë me varfërinë.

Studentët që shkojnë të studiojnë janë të moshës 16 deri në 86 vjeç ndërsa 10 vullnetarë e ndihmojnë gjatë seancave. Çdo student bashkëpunon me një tutor vullnetar, ndërsa mësuesja planifikon punën dhe mbledh burimet nga të cilat mësojnë nxënësit.

Ajo tha se grupit i pëlqente për të zhvilluar mësim, veçanërisht një artikull me titull: Çfarë shkoi drejt në vitin 2016. “Do të ishte mjaft mirë të përdor përmbajtje relevante dhe interesante në mënyrë që ato të nxisin interesin e studentëve që të debatojnë”, shtoi më tej mesuesja.

“Kur vizitova motrën time në Ishullin e Arranit katër vjet më parë, lexoja çdo ditë gazetën pozitive. Pas leximit të gazetës për njëfarë periudhe, filloi të më pëlqente jashtë mase. Më kujton se të gjithë mund të bëjmë një ndryshim, sado të vogël. Kështu kam mësuar që edhe në këtë grup ndonjëherë, vetëm një fjalë e mirë mund të vlejë shumë për dikë”.

Po e mbyllim me një frazë të bukur të thënë prej saj: “Ndërsa ec në ndërtesë më duket sikur po shkoj në një banjë të ngrohtë. Gjithkush është plotësisht i pranuar këtu. Njerëzit shprehen se kur nuk janë këtu, humbasin të qeshurat që vijnë nga dhoma jonë! “, rrëfen mësuesja ndërsa e ka fjalën për dhomën ku ajo jep mësim për të rriturit.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.