Dhuratat ideale që duhet të bëni për Vit të Ri
30/12/2022 Shpërndaje

Dhuratat ideale që duhet të bëni për Vit të Ri

Në këto ditë festash shkëmbejmë më njëri-tjetrin dhurata dhe urime. Orët e fundit të 2022 po ikin dhe tashmë nis numërimi mbrapsht për një vit të ri me shpresa, ide dhe aspirata të reja. Në këtë ditë të fundit të viti është momenti për të blerë dhurata, gjëra të mira për familjen  dhe miqtë tuaj, për t’u treguar dashurinë ndaj tyre. Pozitivi.org ka disa sugjerime për dhurata në ditën e fundit të vitit 2022. Rejmona Baholli prej disa vitesh realizon punime handmade, si shishe me gur, dizenjim të ndryshme që mbeten ndër më të preferuar veçanërisht në ditët e festive.

Disa prej tyre Rejmona i ndan me ndjekësit e portalit pozitivi.org:

“Dhuratat që ne ofrojmë janë nga më të ndryshmet. Jemi perpjekur shumë që të sjellim larmishmëri produktesh , që i përshtaten çdo lloj buxheti. Idetë janë të pafundme.Disa nga rekomandimet tona për dhuratat e fundvitit janë këto: Shishe të personalizuara (Ideale per meshkuj). Giftbox të ndryshme, buqeta dhe kuti me lule. Çokollata shumë të preferuara nga vajzat. Ndërsa të vegjëlit preferojnë arushat e pellushit. Shportat e fundvitit zgjedhja përfekte për bizneset. Ne ofrojmë produkte të cilat i përshtaten çdo grupmoshë dhe gjinie. Buxheti nuk do të jetë asnjëherë problem në faqen tonë pasi produktet tona janë nga më ekonomike tek me luksozet”

Muaji dhjetor është muaji festive ku të gjithë i gëzohen atmosferës që sjellin Krishtlindjet dhe Viti i Ri. Është kjo periudha ku të gjithë angazhohen për bërë dhurata për festat e fundvitit. Vite me parë kartolina ka qenë dhurata simbolike për të ja dhuruar një familjari, miku, Ndërsa sot dhurtat janë nga më të larmishmet sipas preferncave. Po punimet dhe krijmet e veçanta mbeten ati më të kërkuara.

“Dhurata më e preferuar këtë vit sigurisht që kanë qënë shishet e personalizuara, të cilat kanë qenë një risi për tregun shqiptarë dhe janë eksluzivitet i yni. Këto shishe preferohen tejmase nga te gjithe pa perjashtim. Çmimet variojnë nga më të lirat tek ato me të shtrenjtat, në varësi të shampanjës që zgjidhet për tu personalizuar. Punimet tona kërkojnë një kohe relativisht të gjatë për tu realizuar. Shumica e produkteve tona janë handmade” nënvizoi Rejmona për portalin pozitivi.org.

Por si ka nisur Rejmona që realizojë punie handmade që sot janë kaq shumë të pëlqyera. Si fillim ajo ka nisur duke shitur arusha me lule të bërë vet dhe me kalimin e kohës ka sjellë larmishmëri të produkteve. Shumica e produkteve që Rejmona prodhon janë handmade. Përveç shisheve të personalizuara me gurë, xixa, gjëmba, kristale të ndryshme, personalizon edhe veshje, kepuce, gota, aksesore te ndryshem. Ajo thekson se këto krijime i marrin një kohë të realitivisht të gjatë. “Një shishe e personalizuar kërkon më tepër se 48 ore pune për tu realizuar dhe është nje loje e vertete nervash dhe durimi. Secili gur ngjitet me kujdes në shishe dhe përshtatet sipas modelit të shampanjës, rastit të festës për të cilen dhurohet dhe sigurisht shijeve të klientit. Në këto shishe mund të personalizohen iniciale, emra dhe logo të ndryshme. Janë më të preferuarat e klientëve pasi janë një dhuratë unike, që i përshtatet çdo shije”

© 2022 – 2023, Pozitivi. All rights reserved.