Dhurata, kandidate në këshillin bashkiak në Gjermani
18/05/2019 Shpërndaje

Dhurata, kandidate në këshillin bashkiak në Gjermani

Dhurata Caushaj është një tjetër kandidate shqiptare për Këshillin Bashkiak në Gjermani. Mësohet se ajo po kandidon në zonën e Freiburgut. Caushaj ka mbyllur studimet në shkencat infromatike por gjithashtu është edhe aktiviste për të drejtat e grave dhe emigrantëve në komunitetin gjerman.

Numri i shqiptarve në diasporë të angazhuar në politikë po rritet me kalimin e viteve. Kujtojmë se në Itali, një vajzë çame, Sonila Alushi po kandidon për zgjedhjet bashkiake në Bergamo. Dhurata ka një angazhim serioz prej vitesh në mbrojtje të të drejtave të grave.

Vajzat shqiptare janë drejt një rruge të suksesshme. Edhe Xheimina Dervishi vetëm 19 vjeçe është kandidate për Këshillin Bashkiak në zonën e Lombardisë në Itali. Ajo rezulton të jetë kandidatja më e re në moshë për këtë post dhe ka prespektiva të mira. 19 vjeçarja është me origjinë nga Kavaja. Ka lindur në provincën Varese dhe aktualisht është studente e filozofisë në Universitetin e Milanos.  Politikën e ka pasion dhe sigurisht kjo është arsyeja pse ka zgjedhur të kandidojë për Këshillin Bashkiak në Itali. Ndërsa kur është pyetur se përse duhet ta votojnë atë ajo shprehet se mendon që të rinjtë kanë aftësi të bëjnë shumë gjëra. “Sepse nuk është e vërtetë se “të rinjtë nuk duan të bëjnë asgjë”!

 

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.