”Dea Open Air” 2019, vijon edicioni i gjashtë në Tiranë
09/05/2019 Shpërndaje

 ”Dea Open Air” 2019, vijon edicioni i gjashtë në Tiranë

Edicioni i gjashtë i ”Dea Open Air” 2019 vijon në Tiranë. Edicioni i gjashtë zhvillohet në sallën Black Box të Universitetit të Arteve në Tiranë

Pas filmit hapës “Tri ditë në Kiberon”, kushtuar biografisë së aktores së famshme Romi Shnajder, konkurrimi i Filmit me Metrazh të Gjatë, që është dhe konkurrimi kryesor i festivalit, vijoi me filmin “Ligji i Tretë i Njutonit (Spanjë 2018)”. Ky film i kushtohet marrëdhënieve të miqësisë dhe dashurisë në moshën e adoleshencës.

Ky film u shfaq në praninë e regjisorit, Jorge Barrio, i cili në mbyllje të tij iu përgjigj pyetjeve dhe kureshtjes së publikut dhe kineastëve të ftuar. Publikun reagoi me emocion edhe ndaj filmit “Një tregim në Prishtinë” (Prishtinë 2018), me fokus në sfidën e një çifti të ri, vajza e të cilëve sëmuret me leuçemi.

Publiku i shumtë, që mbush përnatë sallën Black Box të Universitetit të Arteve në Tiranë duartrokiti mbrëmjen e tretë me nostalgji të dukshme edhe filmin “Arbëria” (Itali 2018), kushtuar jetës së komunitetit arbëresh në Italinë e Jugut, i cili vjen përmes fatit të heroinës dhe përpjekjeve të saj në kërkim të identitetit midis aspiratave indivuale dhe rrënjëve familjare.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.