Çfarë bëjnë adoleshentët e lumtur?
01/09/2018 Shpërndaje

Çfarë bëjnë adoleshentët e lumtur?

Adoleshentët janë më pak të lumtur dhe më pak të kënaqur me jetën e tyre krahasuar me 5 vjet më parë. Pyetja është: Pse?

Në librin, iGen, janë përpjekur t’i përgjigjen kësaj pyetjeje duke përdorur dy lloje provash. Së pari, duke shqyrtuar rendin kohor të ndryshimeve kulturore në të njëjtën kohë (kryesisht 2011-2015), si dhe duke gjetur se mirëqenia e adoleshentëve ra papritur gjatë kohës që smartphonët u bënë të zakonshëm (2011-2012). Ph.D Jean M Twenge shton se “Ne u përqendruam në aktivitete që ndryshonin në popullaritet gjatë kohës dhe mund të kategorizoheshin lehtësisht si të ekranit dhe jo të ekranit. Për shembull, adoleshentët iGen (ata të lindur pas vitit 1995) shpenzojnë më pak kohë me miqtë e tyre personalisht dhe më shumë kohë në internet. Brenda kësaj liste aktivitetesh, gjetëm që çdo aktivitet i ekranit ishte i ndërlidhur me më pak lumturi, dhe çdo aktivitet jo-ekran lidhej me më shumë lumturi”.

Por kjo nuk i përgjigjej një pyetje tjetër interesante: Cilat janë korrelacionet mes lumturisë dhe aktiviteteve që nuk mund të kategorizoheshin qartë si aktivitete të ekranit ose aktivitete jo-ekrani?

Këtu janë rezultatet nga sondazhi i realizuar në 2013-2016 për lumturinë e vetë-raportuar nga klasa e 8 dhe e 10. Kjo kategorizohet në aktivitete që adoleshentët zakonisht bëjnë në telefonat e tyre dhe ato që zakonisht bëjnë pa telefonat e tyre. Kjo është pak më ndryshe nga aktivitetet e ekranit dhe jo të ekranit, por ka një sasi të mirë të mbivendosjes.

Pothuajse të gjitha aktivitetet me telefona janë të lidhura me më pak lumturi, dhe gati të gjitha aktivitetet pa telefona janë të lidhura me më shumë lumturi. Ekzistojnë dy përjashtime, TV (nganjëherë jo telefon, nganjëherë telefon) lidhet me pak më pak lumturi dhe duke punuar në një punë të paguar (zakonisht jo në telefon) nuk korrelon me lumturinë. Një aktivitet që nuk përfshin telefonat, por që përfshin ekranet, korrespondon lumturi.

Dëgjimi i muzikës tregon lidhjen më të fortë me pakënaqësinë. Kjo mund të duket e çuditshme në fillim, por duhet konsideruar pasi shumica e adoleshentëve dëgjojnë muzikën këto ditë. Megjithëse dëgjimi i muzikës nuk është ‘koha e ekranit’, është një aktivitet telefonik për shumicën dërrmuese të adoleshencës. Adoleshentët të cilët kalojnë orë duke dëgjuar muzikë shpesh janë të mbyllur ndaj botës, duke u izoluar.

Korrelacioni më i fortë me lumturinë është gjumi, adoleshentët të cilët thonë se flene më shumë se 7 orë gjumë në natë janë më të lumtur. Kjo ka kuptim, natyrisht: Privimi i gjumit është një faktor i madh rreziku për çështjet e shëndetit fizik dhe mendor. Për fat të keq, adoleshentët e sotëm flenë më pak se adoleshentët e mëparshëm, ndoshta për shkak se shpenzojnë më shumë kohë në telefonat e tyre dhe pajisje të tjera.

Me përjashtim të gjumit, aktivitetet që zakonisht përfshijnë edhe njerëz të tjerë janë më të lidhura me lumturinë kurse ato që përfshijnë të qenit vetëm janë më të lidhura me pakënaqësinë. Kjo mund të jetë arsyeja pse dëgjimi i muzikës, të cilën shumica e adoleshentëve e bëjnë vetëm, është e lidhur me pakënaqësinë, ndërsa koncertet muzikore, që zhvillohen me njerëz të tjerë, lidhen me lumturinë. Nuk është muzika që lidhet me pakënaqësinë; është mënyra si e shijon atë. Ka disa zona gri këtu.

Bisedat në celular dhe duke përdorur video chat janë të lidhura me më pak lumturi. Ndoshta sepse biseda në telefon, megjithëse lidhje sociale, nuk është aq e kënaqshme sa të jesh në të vërtetë me të tjerët.

Aktivitetet që përfshijnë të qenit me të tjerët ballë për ballë (ndërveprimi shoqëror, shërbimet fetare, puna vullnetare, dhe madje edhe duke parë filma) janë të lidhura me më shumë lumturi, ndërsa ato që përfshijnë të qenit vetëm ose në telefonin tuaj (mediat sociale, internet, dëgjimi i muzikës, të qenurit i vetëm) lidhen me më pak lumturi. Me fjalë të tjera: Nëse kërkoni lumturi, kaloni më shumë kohë me njerëzit dhe më pak kohë me telefonin tuaj.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.