Çdo lodër është edukative, kushtojini vëmendje ç’doni t’u mësoni fëmijëve
12/07/2018 Shpërndaje

Çdo lodër është edukative, kushtojini vëmendje ç’doni t’u mësoni fëmijëve

Gjëja më e mahnitshme dhe frymëzuese tek fëmijët është se janë gjithmonë duke mësuar. Kështu ka qenë që kur lindën, të aftë vetëm për të ngrënë e për të pirë, duke mos ditur asgjë për botën dhe për tre vjet mësojnë një gjuhë (ose dy) me rregullat e gramatikës, disa ligje fizike, si të krehin flokët, dhe mënyrat më të mira për të manipuluar prindërit e tyre për ëmbëlsirën ekstra pas darkës.

Është e mahnitshme, sepse ata mësojnë shumë duke i njohur gjërat vetë. Askush në mënyrë eksplicite nuk u tha se objektet bien në tokë kur i lëshon, por përvojat e përsëritura duke lënë pirun, çelësat, iPhone-in tuaj dhe lodrën e preferuar të motrës në dysheme. Pa i mësuar  rregullat gramatike, mësojnë të thonë: “Babai goditi” kur babai godet me top dhe “godita babain”, kur e gjuajnë në kokë me jastëk. Askush nuk ua mësoi këtë.

Këtu mund të flasim për të gjithë prindërit kur themi se askush nuk e merr fëmijën dhe ti thotë, “kur një emër vjen përpara foljes, emri është subjekti që bën veprimin. Kur një folje vjen përpara një emri, kjo do të thotë se emri është objekti mbi të cilin veprohet”. Femijet mund ta bëjnë këtë, sepse gjithmonë po i kushtojnë vëmendje sjelljeve tuaja delikate, vërejnë gjithçka duke kërkuar modele në botë dhe duke nxjerrë kuptime më të gjera nga copëzat e jetës që kanë parë.

Duke marrë parasysh këto bëmat e shquara, nuk duhet të jetë befasuese që fëmijët të mësojnë nga lodrat që u ofrojmë atyre. Lodrat që janë emërtuar “edukative” janë thjesht rezultat i një takimi marketingu. Të gjitha lodrat janë edukative, në atë që të mësojnë. Megjithatë, nuk mund të mos i kushtojmë vëmendje asaj që fëmijët mësojnë.

Këtë sezon, mendoni për vlera që lodrat e reja po u mësojnë fëmijëvet. Çfarë mesazhi te mëson një lodër me armë? Çfarë vlere promovon një kukull barbi? Dime se armët duhet të jenë thjesht per argëtim, por fëmijët mësojnë nga argëtimi me to. Një libër i mrekullueshëm, Ainstein Never Used Flash, tregon se si fëmijët mësojnë përmes lojës. Armët tregojnë se agresioni dhe dëmtimi i të tjerëve është zbavitës. Kukullat për fëmijë u mësojnë se të kujdesurit për të tjerët është e rëndësishme. Ky është një mësim i vlefshëm për djemtë dhe vajzat. Kukulla Barbie të mësojnë se të vishesh dhe të dukesh mirë është e rëndësishme.

Sidoqoftë, kjo çështje tejkalon stereotipet gjinore. Nerf ka një lodër të re të armëve që tregtohet me vajzat – një version rozë i quajtur Rebelle. Leksioni i vlerave nuk është një mesazh që prindërit ndoshta duan që fëmijët e tyre të marrin. Armët vrasin njerëz (edhe në qoftë se ju mendoni se njerëzit vrasin njerëz, ende njerëzit mbajnë armë). Sot, këto armë shpesh përdoren nga fëmijët. Pse duhet ta dua vajzën time të luajë me një lodër që simulon vrasjen? Unë nuk dua që bijtë e mi ta bëjnë këtë. Pavarësisht nga mendimet e njerëzve rreth kontrollit të armëve, duket se ky lloj i lojës dhe “argëtimi” duhet të jetë një tendencë në ulje, jo në rritje.

Cilat vlera dhe aftësi duam t’u mësojmë fëmijëve? (Blej një set mjetesh), aftësi të forta hapësinore, aftësi të forta verbale (blej libra dhe revista), një vlerësim i artit (merri një mikroskop ose teleskop) etj. Këto janë aftësi të rëndësishme që të gjithë fëmijët duhet të zhvillojnë, si djemtë dhe vajzat njësoj.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.