“Çdo ditë nuk mund të jetë e mirë, por ka diçka të mirë në çdo ditë”
Zjarrfikësit lokal në Oakland kanë postuar këtë foto. Ata i erdhën në ndihmë një shtëpie që ishte përfshirë në flakë gjatë fundjavës.
Zjarrfikësi Kevan Brown hyri brenda në shtëpi për t’u siguruar që askush nuk kishte mbetur i bllokuar. Mendoi se nuk ishte asnjë dhe u largua. Kur doli, pa se një nënë dhe vajza e saj e vogël po vraponin për te ndërtesa.
Rezulton se ata jetonin në banesën që po digjej. Zjarrfikësit e lënë gruan të hyjë brenda për të kërkuar sendet me vlerë kurse Brown po qëndronte me vajzën e saj të vogël. Të dy u ulën në oborr, ndërsa kjo foto u shkrep kur vogëlushja po i ofronte shihen me ujë.
Sindikata e zjarrfikësve ndërsa postoi foton shkruante: “Çdo ditë nuk mund të jetë e mirë, por çdo ditë ka diçka të mirë”. Kështu ndodh në çdo ditë tonën. Ne zemërohemi për gjërat jo të mira që na ndodhin por mjafton një moment i veçantë të na e ndryshoje ditën.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.

