Linjë e re këpucësh, të bëra me 17 shishe plastike
Kjo kompani këpucësh ka zbuluar një linjë të re të këpucëve që përdor qindra shishe plastike përpara se të përfundojnë në fund të oqeanit.
Në vend që të lejojë shishet të biodegradohen gjatë 400 viteve, kompania e këpucëve Vivobarefoot ka zhvilluar linjën e re të këpucëve si një mjet për riciklimin e një pjese të mbeturinave dhe rritjen e vetëdijes për ndotjen plastike.
Çdo palë e këpucëve është bërë me 17 shishe që u devijuan nga oqeani. Business Insider i përshkruan këpucët si tepër të rehatshme dhe të shëndetshme për këmbët tuaja.
Linja e re përfshin modele të ndryshme të këpucëve, nga këpucë vrapimi dhe hikingu në këpucë të përditshme. Gjithashtu ka edhe madhësi të ndryshme deri për fëmijë. Çmimet shkojnë nga $ 90 në $ 190, dhe ju mund t’i bleni në Amazon.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.


