Mësimdhënësit dhurojnë ditët e tyre të pushimit për kolegun, vajza e të cilit lufton kancerin
Kur mësuesit e një shkollë në Hunstville, mësuan se njëri nga kolegët e tyre nuk kishte më ditë pushim për t’i qëndruar pranë vajzës së tij të mitur që ishte diagnostikuar me kancer, ata i dhanë ditët e tyre.
David Green është mësues historie dhe baba i një vajze 16-muajshe e cila u diagnostikua me leuçemi limfoblastike akute gjashtë muaj më parë. Vajza e tij po trajtohet 100 kilometra nga shtëpia dhe ajo ka nevojë që ai të jetë atje.
Mësuesit në shkollë u bashkuan për t’i dhuruar më shumë se 100 ditë shtesë atij që të qëndrojë me familjen.
“Ne morëm përgjigje që i kishim mbaruar ditët e pushimit. Po shpresonim të marrim disa ditë pushim që ai të mund të ishte këtu një herë në javë”, tha për CNN, Megan Green, nëna e Kinsley. “Është një bekim i madh dhe mezi presim të jemi në gjendje t’ua kthejmë nderin dhe t’i ndihmojmë të tjerët”.
Wilma DeYampert, asistente në Lakewood Elementary, punon në të njëjten shkollë me Green. Ajo e pa historinë në Facebook dhe dhuroi dy ditë. Ata janë ditët e vetme që mund të dhurojë, pasi ajo u diagnostikua me kancer gjiri në shkurt.
“Nuk e imagjinoj të kem fëmijën në gjendje të tillë dhe t’i qëndroj larg. Mendova se të dhuroja dy ditë ishte gjëja e drejtë për tu bërë. Nëna ime gjithmonë më ka thënë: Nuk duhet të jeni të pasur për të bekuar dikë”.
Goldsmith Schiffman Elementary ishte një tjetër shkollë ku shumë mësues u mblodhën për të ndihmuar Green.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
