Si të kujdeseni për zemrën tuaj gjatë festave
23/02/2018 Shpërndaje

Si të kujdeseni për zemrën tuaj gjatë festave

“Koha më e mrekullueshme e vitit” është në fakt, periudha më e vështirë e vitit për shumë prej nesh, pasi përballemi me rrezik të lartë për zhgënjime dhe dhimbje që grumbullohen shtresë mbi shtresë në zemër.

Pjesën më të madhe të  kohës, as nuk e kuptojmë sa e brishtë është zemra jonë gjatë sezonit të festave. Pas të gjitha këtyre viteve unë kam ardhur në përfundimin se një nga mënyrat më efektive për të kaluar festat është vetëmbrojtja. Kujdesuni për zemrën tuaj sikur të jeni duke mbrojtur një dhuratë të çmuar që qëndron para verandës tuaj ku shkruhet, “E brishtë, trajtojeni me kujdes”.

Rrethoje veten me familjen ose miq të cilët mund të jenë të ndjeshëm ndaj periudhës që po kaloni. Bisedoni me ta. Bëjuani me dije që po luftoni. Ndonjëherë vetëm nxjerrja e fjalëve haptazi mund të lehtësojë disa nga problemet në zemrën tuaj.

Nëse askush nuk të kupton, bëhu mbështetja e vetes. Kujdesu për veten siç duhej të kujdesej personi tjetër për ju. Shkruani një letër, tregoji vetes se je krenar/e për vështirësitë që ke përballuar gjatë kësaj kohe të vështirë. Ushqejeni veten mirë dhe bëj aktivitete relaksuese. Çdokush e di se çfarë i bën mirë për të kapërcyer çdo gjë të vështirë.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.