Berati renditet i dyti mes 30 qyteteve më të bukura në Evropë
26/01/2018 Shpërndaje

Berati renditet i dyti mes 30 qyteteve më të bukura në Evropë

Nëse keni nevojë për një udhëtim  frymëzues dhe të këndshëm, duhet të zgjidhni një nga 30 vendet e mëposhtme, të listuara si qytetet më të bukurat nga agjencia japoneze JATA.

Jata ka renditur Beratin të dytin në listën e 30 qyteteve më të bukura në Evropë. Berati është deklaruar Qytet Muze në vitin 1961 nga Qeveria Shqiptare, iu shtua Listës së Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s në 2008.

Qyteti është vendosur në Lumin Osum, ndërmjet Malit të Tomorrit dhe luginës së Myzeqesë, një zonë e përbërë nga 3 pjesë, Kalaja e Beratit, lagjia Mangalem, kalaja e Goricës. Jo pa qëllim është renditur i dyti nga 30 qytete të Evropës, pasi mbahet si qendër historike, për pasurinë dhe diversitetin e trashëgimisë arkitekturore që mban në rajon.

Renditja:

1.Kilkeny, Irlandë

Vendosur përgjatë lumit Nore në provincën e Leinster, Kilkeny gjithmonë vendoset në listën e qyteteve të mëdha. Më së shumti njihet për muret mesjetarë, për St Canice Katedrale dhe për Kështjellën e qytetit.

  1. Berati, Shqipëri

Mangalem, është një prej lagjeve të qytetit të vjetër të Beratit, i vendosur përgjatë lumit Osum është nën mbrojtjen e UNESCO. Në mesjetë ka qenë një qytet kufitar me perandorinë bizantine.

  1. Civita di Bagnoregio, Itali.
  2. Procida, Itali
  3. Conëy, Ëales
  4. Lech, Austri
  5. Hindeloopen, Hollandë
  6. Lefkara, Qipro
  7. Rovinj, Kroaci
  8. Soglio, Zvicër
  9. Visby, Suedi
  10. Setenil de Las Bodegas, Spanje
  11. Piran, Slloveni
  12. Vlkolinec Sllovaki
  13. Marianske-Lazne, Republika Çeke
  14. Quedlinburg, Gjermani
  15. Bernkastel-Kues, Gjermani
  16. Golyazi, Turqi
  17. Reine, Norvegji
  18. Sopron, Hungari
  19. Koprivshtitsa, Bullgari
  20. Porvoo, Finlandë
  21. Saint-Cirq-Lapopie, Francë
  22. Riqueëihr, Francë
  23. Sint-Martens-Latem, Belgjikë
  24. Zalipie, Poloni
  25. Monsanto, Portugali
  26. Ohri, Maqedoni
  27. Kotor, Mali I Zi
  28. Gura Humorului, Rumani

 

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.