Turizmi shqiptar “thith” vendet skandinave
14/01/2018 Shpërndaje

Turizmi shqiptar “thith” vendet skandinave

Mediat e huaja, herë pas herë kanë vënë në qendër të vëmendjes turizmin dhe thesaret e vendit tonë të bukur. Turizmi dhe kureshtja e të huajve për të vizituar Shqipërinë këtë herë është komentuar edhe në vendet skandinave.

Ka qenë vetë kryeministri që ka publikuar një videoja, ku gjatë një emisioni në një medie skandinave është folur për Shqipërinë. Në emision flitet si  fillim për Sarandën dhe Korfuzin si dhe mundësitë e pafundme që të ofrohen për të kaluar pushimet në këtë vend.

Ata kanë prezantuar mundësitë duke nisur me eskursione, banjo  dielli, plazhe gurore, ushqime të shijshme dhe tradicionale, me hotele të thejshta e të vogla… mbi të gjitha ato e  kanë përshkruar si një vend të lirë, që nuk kushton shumë për të kaluar pushimet.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.