Belinda Balluku: Kush harxhon mbi 700 kilovat orë do ta paguajë energjinë me çmim më të lartë
13/04/2022 Shpërndaje

Belinda Balluku: Kush harxhon mbi 700 kilovat orë do ta paguajë energjinë me çmim më të lartë

Në një kohë krize qeveria ka vendosur që të gjitha ato familje që harxhojnë  më shumë se 700 këh energji elektrike në muaj do ta paguajnë më shtrenjtë. Konkretisht kush shpenzon më shumë se 8 mijë lekë energji elektrike në muaj duhet të përgatitet që të pagujë më shtrenjtë faturat.

 Edhe pse s’ka dhënë shumë detaje Ministrja e Energjisë Belinda Balluku deklaroi se ende nuk është marë një vendim përfundimtar për këtë çështje.

 “Ne jemi në përfundim të një analize të thellë për të dalë në përfundimin se sa kilovat orë I duhen një familjeje për të pasur një konsum normal. Flasim për fashën e familjarëve dhe jo të biznesit të vogël. Fasha shkon 700 kilovat orë, konsiderohet një konsum normal. Ende nuk është marrë një vendim por po jua them si shifër. Kush harxhon më shumë se 700 kilovat orë do të paguhet me çmim më të lartë”.

Ky vendim i qeverisë po diskutohet për t’u marrë në një kohë që vendi është në krizë të thellë energjitike. Kjo masë ishte paralajmëruar edhe më herët. Përpos faktit se shumë mund ta paguajnë më shumë energjinë elektrike, ky vendim mund të nxisë shumë familje që të kursejnë më shumë. Aktualisht ështe vendosur ndërpreja e energjisë elektrike  për akset kombëtare rrugore ndërsa nivlei në Fierzë mbetet ende në nivele minimale pavarësiht reshjeve të shiut të rëna së fundmi.Kesh ka ndërprerë prodhimin e energjisë elektrike në Fierzë për të rritur rezervën energjitike ndërsa nevojat e vendit po plotësohen në import ku energjia ka kapur shifra rekord.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.