Bashkia merr masa rrugore për fillimin e vitit të ri shkollor
Prej ditësh Bashkia ka nisur vendosjen e kangjellave në disa akse kryesore, nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të autostradës. Aksioni shtrihet në rreth 22 rrugë të tjera të Tiranës me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve në rrugë dhe lehtësimin e trafikut.
Përveç bllokimit të hyrje-daljeve, në rrugët kryesore, ka vijuar puna edhe për vendosjen e kangjellave që orientojnë lëvizjen e qytetarëve. Aksioni vjen në prag të vitit të ri shkollor dhe përfundimit të afatit 15-ditor që subjektet private kishin për t’ u pajisur me autorizim për krijimin e hyrjeve dhe degëzimeve në rrugët urbane.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
