Azilkërkuesi shqiptar shpëton dy familje në Francë nga përmbytjet
11/06/2018 Shpërndaje

Azilkërkuesi shqiptar shpëton dy familje në Francë nga përmbytjet

Florim Shehu, me origjinë nga Kosova është shndërruar në hero të dy familjeve në komunë të vogël të Changé-s, rajonin e Mayenne-s në Francë. Fundjavën që shkoi, shqiptari shpëtoi nga përmbytjet që goditën rajonin Mayenne-s disa persona edhe pse vërshimet e ujit ishin të frikshme.
“Kishte stuhi të madhe të dielën, dhe unë shkova për të lëvizur veturën time, megjithatë, pashë në grua që ishte bllokuar në shtëpinë e saj”, ka thënë Florim Shehu për “Ouest France” ndërsa rrëfen ngjarjen.

Shehu ka shkuar të largojë makinën por më shumë nevojë për të kanë pasur njerëzit. Ai ka shpëtuar një grua së bashku me dy fëmijët e saj, duke përfshirë një foshnje të cilët më pas i ka dërguar në shtëpinë e tij, në një zonë të paprekur nga përmbytjet. Sakaq në gjendje të keqe ishin dhe shumë familje të tjera, mes të cilave dhe ajo e mikut të Shehut. Një mik nga Parisi i kishte kërkuar të ndihmonte familjen e tij në fshatin Change pasi kishin mbetur të bllokuar nga uji.

Vetura iu fundos sepse vendosi të ndihmojë tre fqinj të tij ukrainas të ngujuar në katin e parë të ndërtesës ku ai banon. Ndërsa ndihmoi familjen e dytë hasi vështirësi sepse dera ishte e bllokuar por ai hyri nga dritarja. Pas gjithë këtij operacioni, burri nga Kosova i cili është azilkërkues në Francë, u kthye në hero jo vetëm për njerezit qe shpetoi për një orë por edhe për shumë lexues që shfletuan lajmet dedikuar gjestit që ai bëri.

Mediat franceze i kanë bërë jehonë Florimit duke e krahasuar me azilkërkuesin afrikan nga Mali, Mammadou Gassama, i cili dy javë më parë shpëtoi një fëmijë 4-vjeçar të varur në ballkon. Florimi prej 3 vitesh që jeton në Francë në prefekturën e Mayenne-s ka qenë në pritje për të marrë përgjigje nga zyrtarët e shtetit francez. Mirëpo pas këtij gjesti human krybashkiaku i ka premtuar se do ta gjejë një zgjidhje shumë shpejt për të. “Ai preferoi t’i shpëtonte fqinjët e tij në vend të veturës së tij. Ne do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për të”, ka premtuar kryebashkiaku Denis Mouchel.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.